
Arsim profesional falas për emigrantët e kthyer
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi tha se qeveria do të hartojë një strategji të re për riintegrimin në jetën sociale dhe ekonomike të qytetarëve të kthyer.
Qeveria do të ofrojë arsim profesional falas për të gjithë shqiptarët e deportuar nga shtete të cilave u janë drejtuar në mënyrë të paligjshme ose duke kërkuar azil, për një jetë më të mirë.
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi tha se qeveria do të hartojë një strategji të re për riintegrimin në jetën sociale dhe ekonomike të qytetarëve të kthyer.
“Kemi përgjegjësinë për t’i pritur këta qytetarë. Sfidë mbetet parandalimi i emigracionit të parregullt, për të cilin duhen forcuar politikat përmes nxitjes së kanaleve të rregullta për emigrim. Qeveria nuk i fshihet fenomenit të flukseve migratore, ekspozimi ndaj të cilit do të vijojë edhe në të ardhmen. Duke i ofruar një zanat falas, emigrantët do të kenë mundësi t’i drejtohen çdo vendi të botës të përgatitur dhe të kualifikuar”, u shpreh ai.
Etika nën presion/ Gazetarja Marieta Mërkuri: Si e deformon mesatarja arsimin dhe çfarë duhet ndryshuar?
Drejtoresha Anila Çota rrëfen rrugëtimin e shkollës “Qamil Guranjaku” si fituese e vendit të dytë në Konkursin e Gjuhës Shqipe
Si të bëhesh oficer sigurie në shkolla? Eksperti i arsimit, Fiqiri Çifliku: Ja procedurat, kriteret dhe ndryshimet në VKM nr. 600