Arsimi professional/ Gonxhja: Rekord regjistrimesh në shkollat profesionale
MEKI: Rekord regjistrimesh në arsimin e mesëm profesional publik. Në 31 shkollat profesionale të vendit do të marrin mësim mbi 15 mijë nxënës, ku 4450 janë regjistruar për herë të parë në klasë të X-të.
Arsimi profesional konsiderohet si rruga e sigurt drejt punësimit real, ndaj dhe qeveria po mbështet me politika të veçanta kualifikimin e të rinjve në përputhje me nevojat e tregut të punës. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja theksoi se këtë vit ka rekord në regjistrime në shkollat profesionale që shkon gati mbi 10% në total.
Ministri Gonxhja theksoi se për arsimin profesional ka aq shumë kërkesa sivjet, sa që nuk ka shkolla për kaq shumë kërkesa. Ndaj ministri theksoi se po nisin investimet në shkolla të reja. Gjithashtu po investohet edhe në konviktet e shkollave profesionale.
Në 31 shkollat profesionale të vendit do të marrin mësim mbi 15 mijë nxënës, ku 4450 janë regjistruar për herë të parë në klasë të X-të.
Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Çfarë është qeveria e nxënësve?
Jetë pa tinguj!
Udhëzimi për vitin shkollor 2024-2025 në sistemin arsimor parauniversitar