Takimi në MAS

Bashkëpunimi me prindërit rrit sigurinë e fëmijëve në përdorimin e internetit

Është zhvilluar në MAS takimi me Këshillin Kombëtar të Prindërve. Ministrja Evis Kushi gjatë fjalës së saj ka theksuar se “Bashkëpunimi me prindërit rrit sigurinë e fëmijëve në përdorimin e internetit”

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka pritur në një takim të parë për këtë vit Këshillin Kombëtar të Prindërve.


"Mirëpritëm në një takim të rëndësishëm Këshillin Kombëtar të Prindërve, i cili është një ndër partnerët më të rëndësishëm për zhvillimin dhe përmirësimin e sistemit të arsimit parauniversitar"- shprehet Ministrja në statusin e saj në rrjete sociale.


Një nga temat kryesore të bashkëbisedimit gjatë këtij takimi ishte siguria e fëmijëve në përdorimin e internetit, ku roli i prindërve konsiderohet si shumë i rëndësishëm, Ministrja Kushi thekson se bashkëpunimi i institucioneve arsimore me prindërit është e vetmja mënyrë që minimizon pasojat negative që sjell aksesi i pakontrolluar.



©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,410 Lexime
2 vjet më parë