Aktualitet

Besa Shahini largohet nga detyra, Evis Kushi emërohet ministre e re e Arsimit

Besa Shahini është larguar nga detyra si ministre e Arsimit. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Rama, ndërsa këtë pozicion do ta marrë tashmë Evis Kushi.

Evis Kushi do të jetë ministrja e re e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, pas dorëheqjes nga kjo detyrë të ish-ministres Besa Shahini.

Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi të zhvilluar për zëvendësimin e pozicionit mes Besa Shahinit dhe Evis Kushit.


Kryeministri Rama duke e falënderuar Shahinin për punën e bërë theksoi se “jam i bindur që çfarë nuk është arritur do të vlerësohet për shkak të kohës aktuale. Pa diskutim do të vlerësohet në kohë sepse e vërteta është që puna e Ministrisë së Arsimit në këto 7 vite ka pësuar një ndryshim radikal”.


Shahini u shpreh se “e kam të vështirë të vazhdoj edhe një mandat tjetër larg familjes. Kisha fatin të kontribuoj për arsimin në Shqipëri”.


Në fjalën e saj, ministrja e re e emëruar, Evis Kushi u shpreh se “është privilegj shumë i lartë për mua pas 7 vitesh angazhimesh politike të jem ministre e Arsimit, është përgjegjshmëri e lartë të drejtoj këtë ministri”.


Kush është Evis Kushi, ministrja e re e Arsimit? 


E lindur më 7 Tetor 1975, zonja Kushi gjatë viteve 1993-1997, ka kryer në Fakultetin Ekonomik, dega Administrim Biznesi, në Universitetin e Tiranës.

2003-2008: Grade shkencore në Ekonomi Turizmi në Staffordshire University, Angli. Më 2 nëntor 2010 ka marrë titullin Akademik “Profesor i Asociuar” Universiteti Aleksander Moisiu Durres.

Më 26 qershor 2016: Titulli Akademik “Profesor” UBT.


Angazhimi Politik

Karriera politike: Anëtare e PS që prej marsit 2013. Anëtare e Kryesisë së PS që prej Prill 2016. 2013 e në vazhdim: Deputete ne Kuvendin e Shqipërisë.


Karriera profesionale: 2012-2013, Dekane në Fakultetin e Ekonomisë. Universiteti “A. Xhuvani”, Elbasan. 2010-2012: Shefe Departamenti ‘Ekonomi dhe E drejte”, Fakulteti i Ekonomisë.

Universiteti A. Xhuvani, Elbasan. 1998-2012: Lektore në Universitetin A. Xhuvani, Elbasan. Lektore ne Universitetin Nderkombetar te Struges, Fakulteti i Ekonomise. Lektore ne Universiteti Shteteror te Tetoves.


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 



3,264 Lexime
3 vjet më parë