DREJTSHKRIM

Dallimet kuptimore të fjalëve “përball” dhe “përballë”

Shpesh na ndodh që të mos jemi shumë të sigurt nëse një fjalë shkruhet me “ë” në fund. Por a ju ka ndodhur që rastësisht të kuptoni se një “ë” në fund mund t’ia ndryshojë edhe kuptimin asaj fjale?

Shpesh na ndodh që të mos jemi shumë të sigurt nëse një fjalë shkruhet me “ë” në fund. Por a ju ka ndodhur që rastësisht të kuptoni se një “ë” në fund mund t’ia ndryshojë edhe kuptimin asaj fjale?


Si shembull sot do t’i marrim fjalët “përball” dhe “përballë”.


Kuptimi i fjalës “përball”, sipas fjalorit:


përbáll kal., -a, -ur: i vë përballë njëri-tjetrit; përballoj: i përballi të dy kundërshtarët; përballën ushtrinë armike; përballëm një dimër të egër.


Ndërsa, kuptimi i fjalës “përballë”, sipas fjalorit:


- përbállë ndajf., edhe fig.: në vendin përpara dikujt a diçkaje; me fytyrën në drejtim të dikujt a të diçkaje: i qëndroi përballë.


- përbállë si parafjalë së bashku me një emër a me një përemër tregon: 

1. se dikush a diçka gjendet ose lëviz kundrejt një qenieje a një sendi (me kuptimin “përkundrejt”, “me fytyrë nga...”, “në drejtim të..., drejt...”): gjendet përballë shkollës; vinin përballë nesh. 

2. figurativisht: se dikush a diçka del përpara si vështirësi (me kuptimin “kundër”): qëndresa përballë rrezikut; u ndodh përballë një të papriture.



Nga Medina Mehmeti

3,630 Lexime
4 vjet më parë