ESE ARGUMENTUESE

Dashuria është ndjesi e zemrave të pastra, të njerëzishme e bujare/A ndani të njëjtin mendim dhe pse?

Dashuria është komplekse. Është ndjenjë që na pushton dhe ndikon në zgjedhjet tona. Vjen nga thellësia e shpirtit... “Kam vendosur të merrem me dashurinë. Urrejtja është peshë e rëndë për t’u mbajtur.”

Dashuria është komplekse. Është ndjenjë që na pushton dhe ndikon në zgjedhjet tona. Vjen nga thellësia e shpirtit tonë e çdokush e përjeton ndryshe. Ka histori që kane atë fundin magjik që kemi parë nëpër përralla. Ka edhe përfundime më të hidhura e dramatike.


Medea dhe Jasoni kanë një nga historitë më të vjetra, që tregon se dashuria nuk lind pa vështirësi. Marrëzia, pasioni, bujaria dhe sakrifica për njeriun e saj të jetës, i kaloi limitet dhe rrjedhimisht zhgënjimi ishte më i madh se lumturia. E vetmja që fitoi ishte fytyra e dytë e bashkëshortit, e një njeriu tradhtar që nuk meritonte falje. Ai kurrë nuk e dashuroi dhe as nuk u mundua të bënte diçka për të. Kjo është dashuri e pamerituar dhe tragjike.


Në folklorin shqiptar, dashuria  është trajtuar hyjnore e jo vetëm në vargje, ka dashuri perrallash, dashuri legjendash, me fund te lumtur, por edhe balada tragjike. Në letërsinë e kultivuar, dua të veçoj shkrimtarin e nderuar Petro Marko, në një prej veprave të tij, “Nata e Ustikës", ku  përcillet me një vështrim realist dashuria e dy të rinjve. Andrea dhe Sonja në mes të luftimeve të përgjakshme dhe vuajtjeve, që gjithë bota po përjetonte, treguan se dashuria është e pathyeshme, e jashtezakoshme. Ajo shfaqet si një ndjenjë universale, e cila aty, lidh dy persona të kombësive të ndryshme në një aventurë të përjetshme. Të dy janë të pastër, të pafajshëm, janë viktima të një kaosi, por që shpirti njerëzor dhe i mirë i udhëhoqi deri në fund, deri kur Sonja ikën nga kjo botë në duart e Andreas duke I kujtuar momentet më të bukura mes njëri- tjetrit. Miliona universe të vogla lindnin dhe vdesnin në hapësirën midis gishterinjve të tyre ne tymnajen e luftes.


 A nuk është kjo nje  dashuri e vërtetë?

Dashuri nuk është vetëm pëlqim. Është përkujdesje e vazhdueshme dhe emocion i zjarrtë. Nëse nuk arrihet nga të dy palët, atëherë gjithçka mund të përfundojë më shpejt seç pritet. Besnikëria është çelësi i çdo përralle romantike që përjetojmë dhe që nuk duam të mbarojë kurrë. 


“Kam vendosur të merrem me dashurinë. Urrejtja është peshë e rëndë për t’u mbajtur.”

                                           


(Enxhi Vocaj, klasa X-4 , shkolla “Ernest Koliqi”)

12,088 Lexime
5 vjet më parë