PROVIMET E LIRIMIT

Datat për nxënësit e klasave të nënta

Provimet kombëtare të arsimit bazë do të zhvillohen përgjatë javës së dytë dhe të tretë të muajit qershor 2019. Skema e organizimit dhe zhvillimit të provimeve të lirimit do të jetë e njëjtë me atë të maturës.

Provimi i parë që do të zhvillojnë nxënësit e klasave të nënta do të jetë në lëndën e gjuhës së huaj në datën 13 qershor. Më pas në datën 18 qershor është planifikuar që të zhvillohet provimi i dytë në lëndën e gjuhës shqipe. Provimet përfundojnë në datën 21 qershor me testin e matematikës. Skema e organizimit dhe zhvillimit të provimeve të lirimit do të jetë e njëjtë me atë të maturës


Provimet kombëtare të arsimit bazë do të zhvillohen përgjatë javës së dytë dhe të tretë të muajit qershor 2019. Udhëzimi i miratuar së fundmi nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, konfirmon datat e tre provimeve të lirimit, si dhe atij të gjuhës amtare për vitin shkollor 2018-2019. Provimi i parë që do të zhvillojnë nxënësit e klasave të nënta do të jetë në lëndën e gjuhës së huaj në datën 10 qershor. Më pas në datën 18 qershor është planifikuar që të zhvillohet provimi i dytë në lëndën e gjuhës shqipe.


Provimet përfundojnë në datën 21 qershor me testin e matematikës. Skema e organizimit dhe zhvillimit të provimeve të lirimit do të jetë e njëjtë me atë të maturës. Provimet kombëtare të arsimit bazë do të fillojnë në orën 10:00 dhe do të zgjasin për rreth dy orë e gjysmë.  Për të mos rrezikuar përjashtimin, ditën e testimit nxënësi duhet të paraqitet në qendrën e përcaktuar një orë e 30 minuta para orarit zyrtar, si dhe duhet të kenë dokumentin e identifikimit.


Testi i gjuhës amtare

Për nxënësit e pakicave kombëtare bëhet e ditur se do të zhvillojnë edhe provimin kombëtar të arsimit bazë në gjuhën amtare. Testimi për këtë lëndë do të zhvillohet në datën 14 qershor. Për shkollat e pakicës greke, teza e për provimin e gjuhës amtare përgatitet nga institucioni arsimor vendor përgjegjës për arsimin parauniversitar në Gjirokastër. Në ditën e provimit, institucionet përgjegjëse për arsimin parauniversitar në Delvinë dhe në Sarandë do të paraqiten në drejtorinë e Gjirokastrës për të marrë testet që do të plotësojnë nxënësit në lëndën e gjuhës amtare.

Ndërsa për shkollat e pakicës kombëtare maqedonase, testet do të tërhiqen në drejtorinë e Korçës. Po ashtu bëhet e ditur se edhe nxënësit me aftësi të kufizuara do të zhvillojnë testimet në përshtatje me veçoritë e tyre shëndetësore.


Gjuha e huaj

Testet e gjuhës së huaj që do të jepen si provim i detyruar përfshijnë lëndët: anglisht, italisht, frëngjisht dhe gjermanisht. Testi i gjuhës së huaj do të hartohet në përputhje me gjuhën, e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të ulët trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar. Në këto kushte, testi do të jetë i nivelit gjuhësor A2. Edhe nxënësit e klasave të 9-ta, të seksioneve dygjuhëshe italiane, gjermane dhe franceze, japin provimi gjuhën përkatëse të seksionit të tyre, testi i të cilës do të jetë në nivelin gjuhësor A2.

Testi do jetë i strukturuar në tre pjesë, ku nxënësit do të testohen për aftësitë gjuhësore që kanë të bëjnë me të lexuarit dhe të kuptuarit e një teksti të shkruar rreth të cilit do të organizohen rreth 50 për qind e pyetjeve, nga përdorimi i drejtë i gjuhës (gramatika dhe leksiku) që do ketë rreth 30 për qind të pyetjeve, si dhe nga të shkruarit, që do të ketë rreth 20 për qind të pyetjeve.


Gjuha shqipe

Për të orientuar nxënësit në lidhje me temat që do të jenë pjesë e testit kombëtar të arsimit bazë, Qendra e Shërbimeve të Arsimit ka zbardhur tashmë edhe programet orientuese për secilën lëndë. Sa i takon testit të gjuhës shqipe, ekspertët e arsimit bëjnë me dije se teza e provimit do jetë e strukturuar në tre pjesë.

Pjesa e parë do ketë pyetjet rreth një fragmenti letrar, pjesa e dyte pyetje rreth një fragmenti joletrar, si dhe pjesa e tretë do të ketë pyetjet rreth njohurive të sistemit gjuhësor. Fragmentet, ose tekstet në test janë të panjohura për nxënësit dhe nuk janë pjesë e teksteve.


Matematika

Pesë janë tematikat rreth të cilave do të orientohen pyetjet për provimin e matematikës, të cilat janë: numri që do ketë 37 për qind të ndikimit në numrin e pyetjeve të testit, matja me 14 për qind të ndikimit, gjeometria me 16 për qind të ndikimit, algjebra dhe funksioni me 13 për qind të ndikimit, si dhe statistika dhe probabiliteti me 13 për qind të peshës në pyetjet e testit final të matematikës. Tematikat dhe renditja e tyre nuk presupozojnë që përmbajtja e testit duhet të zhvillohet në këtë renditje. Në përgatitjen për përmbushjen e këtij programi do të përdoren kryesisht tekstet mësimore të lëndës së matematikës klasa VI-IX.


Rishikimi i testeve

Në rregulloren e miratuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ku përcaktohen udhëzimet se si do të zhvillohen provimet kombëtare të arsimit bazë për vitin shkollor 2018-2019, ndër të tjera është vendosur që nxënësit të kenë mundësi të shohin edhe testet e vlerësuara të provimit të matematikës, gjuhës së huaj, si dhe gjuhës shqipe. Tërheqja e testeve të korrigjuara do të bëhet e mundur jo më vonë se pesë ditë nga marrja e vlerësimit, duke dorëzuar kërkesën përkatëse pranë Komisionit të Provimeve Kombëtare të Arsimit Bazë.

Ndonëse nxënësit do mund të marrin kopjet e vlerësuara të secilës lëndë, bëhet e ditur se nuk do të ketë rivlerësim të tyre. Kjo për shkak të skemës së korrigjimit të përcaktuar, ku çdo test kalon në duart e disa vlerësuesve, çka konfirmon saktësinë e vlerësimit të tyre. Në rastin kur nxënësit vlerësohen mbetës kanë të drejtë që provimet përkatëse ti japin në sezonin ne vjeshtës që do të zhvillohet në mbyllje të muajit gusht, ose në ditët e para të muajit shtator.


Datat e provimeve:

Provimi i gjuhës – 10 Qershor

Provimi i gjuhës amtare për pakicat kombëtare – 14 Qershor

Provimi i gjuhës shqipe – 18 Qershor

Provimi i matematikës – 21 Qershor



(Portali Shkollor)

 

6,220 Lexime
5 vjet më parë