
Dedikim për mësuesen Jeta Begaj, që la gjurmë në zemrat e fëmijëve
Një dedikim emocionues nga një prind për mësuesen Jeta Begaj, që për 5 vite, sipas saj, ishte nënë e dytë për fëmijët e klasës së 5-të në shkollën “Avni Rustemi”. "Me dashuri, përkushtim e durim, ajo dha më shumë se dije, dha zemrën e saj. Mirënjohje e thellë!", shkruan prindi.
Në përmbyllje të ciklit fillor, një prind ka ndarë një mesazh prekës mirënjohjeje për mësuesen Jeta Begaj, e cila për 5 vite ka qenë një figurë kyçe në formimin dhe edukimin e fëmijëve të klasës së 5-të në shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi” në Tiranë.
Mësuesja Jeta vlerësohet jo vetëm për profesionalizmin dhe përkushtimin e saj të jashtëzakonshëm, por edhe për dashurinë dhe durimin me të cilët u bë një nënë e dytë për fëmijët.
Dedikimi i plotë i prindit:
Të dashur prindër, kolegë dhe miq,
Dua të ndaj me ju disa fjalë mirënjohjeje për një njeri të veçantë, mësuesen Jeta Begaj, e cila për rreth 5 vite me radhë ka qenë jo vetëm mësuese, por një nënë e dytë për fëmijën tim dhe për gjithë klasën në shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi” në Tiranë.
Falë saj, fëmijët tanë janë edukuar, janë formuar si individë me vlera, janë dëgjuar, përkrahur dhe janë rritur me dashuri e përkushtim.
Durimi, dashuria dhe profesionalizmi i saj janë të rrallë, dhe për ne, si prindër, kanë qenë një bekim i vërtetë.
Në një kohë kur përkushtimi dhe afërsia njerëzore janë bërë të rralla, mësuesja Jeta na tregoi se ende ka mësues që e dashurojnë profesionin me zemër.
Ajo do t’i mungojë jo vetëm fëmijës tim, por gjithë klasës, dhe besoj se do të mbetet përgjithmonë në kujtimet e tyre si një mësuese që dha më shumë se dije: dha zemrën e saj.
Faleminderit nga zemra, mësuese Jeta!
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Fitorja e Dibrës në Konkursin Kombëtar të Gjuhës Shqipe – Bisedë me Marsida Vishka, drejtoreshë e “Selim Alliu”
Një letër mirënjohjeje mësuesve për fundin e rrugëtimit 9-vjeçar...
Fitorja e Dibrës në Konkursin Kombëtar të Gjuhës Shqipe – Bisedë me Marsida Vishka, drejtoreshë e “Selim Alliu”