Aktualitet

Dhuna ndaj 3-vjeçares në kopsht, qytetarët protestë sot në orën 17:00 para Ministrisë së Arsimit

Dhuna ndaj vajzës vogëlushes 3 vjeçare në kopsht ka qenë një nga temat më të diskutuara në vend. Pikërisht për këtë shkak shoqëria civile do të organizojë një protestë përpara Ministrisë së Arsimit ditën e sotme, e enjte 9 nëntor ora 17:00, nën moton “fëmijëria është për t’u gëzuar, jo për t’u dhunuar”.

Dhuna ndaj vajzës vogëlushes 3 vjeçare në kopsht ka qenë një nga temat më të diskutuara në vend. Pikërisht për këtë shkak   Shoqëria civile do të organizojë një protestë përpara Ministrisë së Arsimit ditën e sotme, e enjte 9 nëntor. 


Protesta do të zhvillohet në orën 17:00 nën moton “fëmijëria është për t’u gëzuar, jo për t’u dhunuar”. Protestuesit kërkojnë më shumë siguri dhe drejtësi për fëmijët dhe kërkojnë ndaljen e akteve të dhunës ndaj tyre.


Ky tubim pritet të zhvillohet pas ngjarjes së ndodhur në një kopsht privat, ku një 3-vjeçare u dhunua barbarisht nga edukatorja e saj, e cila i theu këmbën. Kujtojmë se ditën e djeshme u mbajt një protestë lidhur me këtë ngjarje edhe përpara ambienteve të kopshtit ku u dhunua e mitura.



©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

470 Lexime
5 muaj më parë