Dita Ndërkombëtare e Gjuhëve të Shenjave, Kumbaro: Fuqi e simboleve të përfshirjes
Dita Ndërkombëtare e Gjuhëve të Shenjave sjell në vëmendje fuqinë e komunikimit përtej zërit dhe rëndësinë e përfshirjes. Mbi 70 milionë persona të shurdhër në botë përdorin mbi 300 gjuhë shenjash, të cilat janë gjuhë të plota dhe natyrore.
Dita Ndërkombëtare e Gjuhëve të Shenjave është një mundësi unike për të mbështetur dhe mbrojtur identitetin gjuhësor dhe diversitetin kulturor të të gjithë personave që nuk dëgjojnë dhe përdoruesve të tjerë të gjuhës së shenjave.
Në një postim në rrjetet sociale ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro tha sot se gjuhës së shenjave s’i nevojitet zëri, kur ka fuqinë e jashtëzakonshme të simboleve të dashurisë dhe të përfshirjes.
Kjo ditë u propozua nga Federata Botërore e të Shurdhërve (WFD), që përfaqëson rreth 70 milionë njerëz në mbarë botën.
Dita Ndërkombëtare e Gjuhëve të Shenjave është një mundësi unike për të mbështetur dhe mbrojtur identitetin gjuhësor dhe diversitetin kulturor të të gjithë personave që nuk dëgjojnë. Për personat e shurdhër, të drejtat e gjuhës së shenjave janë themelore për gëzimin e plotë të të drejtave të tyre njerëzore, siç përcaktohen nga Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut.
Sipas Federatës Botërore të të Shurdhërve, ka më shumë se 70 milionë njerëz të shurdhër në mbarë botën. Më shumë se 80% e tyre jetojnë në vendet në zhvillim. Së bashku, ata përdorin më shumë se 300 gjuhë të ndryshme të shenjave.
Gjuhët e shenjave janë gjuhë të plota natyrore, strukturalisht të dallueshme nga gjuhët e folura. Ekziston edhe një gjuhë ndërkombëtare e shenjave, e cila përdoret nga personat e shurdhër në takimet ndërkombëtare dhe joformale kur udhëtojnë dhe shoqërohen. Konsiderohet një formë e thjeshtuar e gjuhës së shenjave që nuk është aq komplekse sa gjuhët natyrore të shenjave dhe ka një leksik të kufizuar.
© Portali Shkollor - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Etika nën presion/ Gazetarja Marieta Mërkuri: Si e deformon mesatarja arsimin dhe çfarë duhet ndryshuar?
Drejtoresha Anila Çota rrëfen rrugëtimin e shkollës “Qamil Guranjaku” si fituese e vendit të dytë në Konkursin e Gjuhës Shqipe
Si të bëhesh oficer sigurie në shkolla? Eksperti i arsimit, Fiqiri Çifliku: Ja procedurat, kriteret dhe ndryshimet në VKM nr. 600