PROJEKTI SENSIBILIZUES

“Ditari” që tregon se si një fëmijë duhet të trajtohet nga mësuesit dhe prindërit

Si do të donte një fëmijë të trajtohej nga mësuesit dhe prindërit e tij? Një përgjigje ua jep “Ditari”, ky projekt shumë interesant i cili është realizuar nga Shoqata Internacionale Për Solidaritetin për të promovuar të drejtat e njeriut përmes arsimit gjithëpërfshirës.

SHIS (Shoqata Internacionale Për Solidaritetin) ka ndërhyrë në disa shkolla të Pukës, Shkodrës dhe Malësisë së Madhe, për plotë 34 muaj, për t'i bërë fëmijët të shkojnë në shkollë me qejf, për të afruar prindërit më shumë me shkollën, për t'i përmirësuar metodat e mësimdhënies së mësueseve, duke vënë në qendër fëmijët.


“Fituesi i Çmimit Nobel në Letërsi, Pearl S. Buck, një mësuese që luftoi për të drejtat e njeriut, u shpreh: Prova e një civizilimi shihet nga mënyra se si trajton pjesëtarët e tij më të pafuqishëm. Kështu ulëm siparin e një projekti të shtrirë përgjatë 34 muajve, me në fokus arsimin gjithëpërfshirës dhe mbështetjen e organizatave civile lokale për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve”, ky në fakt është përshkrimi që shoqëron video projektin sensibilizues nga SHIS. 


Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Promovimi i të drejtave të njeriut nëpërmjet arsimit gjithëpërfshirës dhe fuqizimit të organizatave të shoqërisë civile “, i financuar nga Bashkimi Europian, i zbatuar nga AVSI Foundation në partneritet me SHIS dhe Shoqatën Gruaja në Zhvillim Shkodër.


Metoda e punës së realizuar të kësaj shoqate gjendet e reflektuar në videon e mëposhtme


N. Allkja Biçaku 

©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

3,272 Lexime
3 vjet më parë