Drejtuar ty!
Sot je në ditën e duhur për t'i folur ndërgjegjes tënde; mundesh apo jo të ruash, të mbrosh, të duash, të formosh, të edukosh, të mësosh fëmijën e dikujt? Zgjidh çfarë do të bësh me besimin që të është dhënë! Sot! Nesër është vonë.
Drejtuar ty!
Mund edhe të të isha drejtuar me " ju", por nuk e desha këtë distancë. Kur të drejtohem ty, shoh veten në pasqyrën e ndërgjegjes time.
Sot dikush të ka besuar fëmijën e tij.
Në "tabula rasa-n" e tij po të besohet të shkruash dituri, mençuri, formim. Mbi të gjitha, po të beson sigurinë e fëmijës së tij. Nuk të ngatërron me profesione të tjera jo, ai e di se kush je.
Ai po të "beson" fëmijën e tij.
Nëse je kujdesur të dukesh bukur sot, kjo nuk e shqetëson atë. Ai të ka menduar dhe të ka formatuar në mendjen e tij si më i miri njeri.
Nuk është e lehtë t'i besosh fëmijën dikujt, aq më tepër në një kohë kur fëmijët kanë pafund rreziqe e probleme përqark.
Nuk është e lehtë as për ty të ofrosh sigurinë dhe gjithçka tjetër për fëmijët e dikujt.
Mbi supe ke jo vetëm një profesion, por një mision.
Të të jepet besim nuk është gjë e vogël.
Sot je në ditën e duhur për t'i folur ndërgjegjes tënde; mundesh apo jo të ruash, të mbrosh, të duash, të formosh, të edukosh, të mësosh fëmijën e dikujt?
Të të jepet besim, nuk është gjë e vogël!
Të të besohet fëmija, nuk është gjë e vogël!
Të të besohet mendja e fëmijës që ti do ta ushqesh, nuk është gjë e vogël!
Sot je një njeri i rëndësishëm në jetën e dikujt.
Mos e shfrytëzo këtë privilegj për keq!
Je më i nderuari ndër të nderuarit. Jo nga ofiqet dhe nga lëvdatat. As nga karriget e shkallët! Je i nderuar sepse të është besuar e ardhmja e këtij vendi.
Nesër je përgjegjës që nuk bëre asgjë për to.
Nesër, falë zotit do bekohesh që bëre gjithçka.
Zgjidh çfarë do të bësh me besimin që të është dhënë!
Sot! Nesër është vonë.
Nga Alma Shiba Mara
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Si të përgjigjeni saktë në testimin me shkrim dhe me gojë (arsim)
Dritan Staro: Çfarë është një projekt shkollor?
Në ndihmë të mësuesit kandidat ose praktikant