“E-ditari do të zëvendësojë ditarin klasik të mësuesit”

“Tanimë do të jetë funksional e-ditari, i cili do të zëvendësojë ditarin klasik. Do të fillojmë me rishikimin e teksteve dhe do të punojmë vazhdimisht për të siguruar arsim cilësor"

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, gjatë një vizite në shkollën “Dardania” është shprehur se cilësia në arsim nuk do të jetë vetëm deklaratë politike. Këtë vizitë ministri Bajrami e realizoi me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë në arsimin parauniversitar në Kosovë.


Ministri Bajrami është zotuar se cilësia dhe reformat e metodave të mësimdhënies dhe mësimnxënies do të jenë parësore“Tanimë do të jetë funksional e-ditari, i cili do të zëvendësojë ditarin klasik. Do të fillojmë me rishikimin e teksteve dhe do të punojmë vazhdimisht për të siguruar arsim cilësor. 


Jam i sigurtë se këtë vit do të arrijmë një nga objektivat kryesore pas shpalljes së pavarësisë, pra ndërtimin e një sistemi cilësor të arsimit, i cili do të mundësojë krijimin e gjeneratave të përgatitura, krijimin e një gjenerate e cila do të kontribuojë në tranzicionin e përgjithshëm”, është shprehur ministri Bajrami.


Po ashtu, gjatë kësaj vizitë ministri Bajrami është shprehur se, këtë vit do të fillojë të zbatohet Strategjia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar në Kosovë 2016/2020. “Është miratuar Strategjia Kombëtare për Sigurimin e Cilësisë dhe ne jemi të vendosur që bashkë me mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit, të punojmë për të siguruar shkolla cilësore. Kemi vendosur edhe parimin e llogaridhënies, jemi duke ndërtuar sistemin e vlerësimit të performancës, ku do të shihet se cila është shkolla më e mirë dhe cili është mësimdhënësi më i mirë”, tha ministri Bajrami.


Ministri Bajrami theksoi edhe rolin e Këshillit të Prindërve, sepse, sipas tij, ata duhet ta shohin punën dhe kushtet që ju ofrohen fëmijëve të tyre në shkollat dhe sistemin e arsimit parauniversitar. 


(Portali Shkollor)

10,714 Lexime
8 vjet më parë