Digjitalizimi

E-matura, Statovci Demaj në Shkollën e Gjelbër në Prishtinë

Statovci Demaj: Projekti i digjitalizimit në sistemin arsimor është ndër projektet më madhore, të cilat po implementohen nga MAShT

Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, znj. Anila Statovci Demaj ka vizituar sot Shkollën e Gjelbër në Prishtinë për të parë nga afër pilotimin e Maturës Digjitale “e-Matura”.

Pasi që ka biseduar me nxënësit, të cilët kanë qenë pjesë e pilotimit të Maturës Digjitale, zv/ministrja Statovci Demaj ka theksuar se, projekti i digjitalizimit në sistemin arsimor është ndër projektet më madhore, të cilat po implementohen nga MAShT.

“Digjitalizimi është domosdoshmëri në botën digjitale dhe në hap me këtë ka shkuar edhe Ministria e Arsimit”, theksoi zv/ministrja, e cila përmendi faktin se Projekti i digjitalizimit përmbanë dy komponenta: e-platforma dhe matura digjitale (e-matura).

Duke folur për këto dy komponenta, zv/ministrja StatovciDemaj tha se synimi është që platforma “e-Edukimi” të shtrihet në të gjitha shkollat e vendit, ndërsa sa i përket Maturës Digjitale, ajo theksoi se kjo Maturë është një fazë e avancuar, e cila eliminon shumë probleme, të cilat janë shfaqur në këtë proces gjatë viteve të kaluara. 

“Është shumë më transparent, eliminohen mundësitë e keqpërdorimeve të ndryshme dhe rezultate më të sakta”, tha zv/ministrja e Arsimit dhe theksoi se baza e të dhënave e Maturës Digjitale gjeneron test individual për nxënësit.

Sipas planifikimit të MAShT, Matura Digjitale, në këtë fazë, do të pilotohet në nëntë shkolla, përkatësisht në shtatë komuna.

2,477 Lexime
10 vjet më parë