
Efiçenca e punës së nxënësit, matës edhe i punës së mësuesit
“Efiçenca e punës së nxënësit përkthehet në efektivitet të punës së mësuesit. Thënë ndryshe vlerësimi i nxënësit mat njëherësh edhe punën e mësuesit”.
Përgatiti R. Jani
Vlerësimi është një proces që shoqëron çdo etapë të procesit mësimor.
Përmbyllja e rezultateve të këtij procesi shoqërohet me vlerësimin i cili është ndër hapat më të vështirë pavarësisht se shoqëron nxënien me matjen e saj.
Shumë mësues e kanë të vështirë këtë proces, pavarësisht se si kriter është shoqërues i çdo hapi të punës së tij.
Midis mësuesve qëndron ndonjëherë vështirësia e matjes së të nxënit dhe motivimi i tij, sikurse edhe disa herë devijimi i këtij procesi me dëshirën dhe projektimin që do të vlerësohet “më vonë” e lë orën e mësimit dhe nxënësin pa asnjë notë.
Shumë nga mësuesit e shohin vlerësimin si produkt të efektivitetit të punës së tyre duke matur lehtësisht kapacitetin e përvetësimit të nxënësit dhe aftësitë e tij për të përcjellë njohuritë e nxëna. Mirëpo nuk përjashtohen edhe mësues të cilët e kanë të paarritshëm në kohë reale vlerësimin duke e parë si ngërç dhe fitim në kohë për të vlerësuar korrektësisht me një lloj qetësie nxënësin pasi kanë dalë nga klasa.
Ky lloj vlerësimi nuk shoqërohet me motivimin e tij për nxënësin dhe konkludohet me motivim të brendshëm vetëm në ndërgjegjen e mësuesit dhe nga ana tjetër krijon një hapësirë fiktiviteti nga bindja e njëanshme e mësuesit.
Ka disa etapa kur vlerësimi i nxënësit merr një rëndësi të veçantë dhe mësuesi i jep prioritet të gjithë fazave përpara se të arrijë tek ai.
Cilat janë këto faza?
- Vendosja e objektivave të qarta për orën e mësimit dhe bërja e ditur për nxënësin e këtyre objektivave.
- Evidentimi i koncepteve kyçe të orës, kapitullit duke përforcuar sistematikisht zgjerimin e tyre dhe përforcimin me shembuj dhe konkretizime
- Motivimi hap pas hapi i ecurisë së nxënësit me qëllim përparimin që formon nivelit të tij
- Bërjen e ditur nxënësit që vlerësimi është po aq i rëndësishëm sa përgatitja e nxënësit.
Të gjithë këta hapa i qartësojnë nxënësit meritat e tij në çdo orë mësimi dhe njëherësh mat aftësitë e tij duke nxitur për përmirësim ose motivuar për ndryshim.
Fundviti shkollor është periudha kur vlerësimet i kalojnë një filtri të madh llogaritës ku mësuesi procedon vlerësimin në faza dhe modele të vazhduara, punë me shkrim, projekte dhe punë krijuese.
Pavarësisht se matematikisht për mësuesin është e thjeshtë të llogarisë, dihet që ai bën një bilanc matës të ecurisë së nxënësit pa harruar asgjë nga angazhimi apo mosangazhimi i tij gjatë vitit.
Efiçenca e punës së nxënësit përkthehet në efektivitet të punës së mësuesit. Thënë ndryshe vlerësimi i nxënësit mat njëherësh edhe punën e mësuesit.
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Çdo të thotë të jesh një mësues model?
Si të përgjigjeni saktë në testimin me shkrim dhe me gojë (arsim)
Test për mësuesit, 100 pyetje dhe përgjigje ndihmëse për provimin e kualifikimit