7- MARSI

Është dita jote mësues/e

Mësues/mësuese, fjala dhe profesioni më i bukur në botë, fjala më me vlerë, disa herë del përpara fjalës nënë. Ndaj, gëzuar 7 Marsin mësues/e, s`ke pse ndihesh keq për dhuratën që fëmijët tanë/nxënësit tuaj ju sjellin...

Mësues/mësuese, fjala dhe profesioni më i bukur në botë, fjala më me vlerë, disa herë del përpara fjalës nënë. “Ajo është mësuesja ime dhe e di më mirë se ti mami, të dua shumë dhe ty, por mësuesen e dua më shumë”. “Kështu më ka thënë mësuesi/ja, kështu do ta vendos apo mësoj”. Këto janë shprehjet e vogëlushëve kur shkelin kopshtet apo kur hyjnë në bankat shkollore për herë të parë.


Dhe vërtetë e meriton këtë emër mësuese, që është dashuri për fëmijët tanë, që përcjell dashuri dhe mirënjohje tek nxënësit dhe ata e pasqyrojnë këtë dashuri në fytyrat e tyre, me buzëqeshjet dhe përkushtimet e tyre ndaj jush dhe detyrave të ngarkuara nga ju.


Mësues/e është dita jote, festo mësues, këtë festë ta ka dhuruar Zoti. Mos u ndje keq që dikush të solli një tufë me lule, dikush solli një lule artificiale, dikush solli një bizhu. Një grup nga klasa u bashkuan dhe të blenë një dhuratë, apo të dhuruan një zarf me pesë apo me dhjetë lek, ashtu e panë të arsyeshme, t`i ofruan që t`i përdorësh sipas dëshirës tënde.


Një puthje, një përqafim, një buzëqeshje, një miratim që i dhuroni nxënësit/sve, një telefonatë familjes në rast rreziku apo nevoje për fëmijën e tyre, dhe ja e shlyet atë që prindërit ju dhurojnë për një 7 Mars.


Prindërit kanë sjellë në duart tuaja pasurinë më të çmuar të jetës së tyre, që është fëmija. Ata ta kanë dorëzuar ty, për edukim, për një sjellje më të mirë, për mësim e shkollim. Ta sollën si një letër të bardhë dhe ti do ta shkruash atë, do ta mbushësh atë letër. Kohën më të gjatë dhe më të bukur të jetës fëmijët tanë po e kalojnë me ju mësues. Është privilegj për ju mësues, profesioni mësues, prandaj kurrë mos u ndjeni keq, sepse po punoni me bukurinë e shoqërisë, të ardhmen dhe estetikën e kombit, Atdheut.


Le t`u vijë keq për ato gjëra që s`keni mundësi t`i bëni, mbaroni apo shndërroni s`i duhet, dhe pse duhet por këta jeni, jo gjithçka varet nga ju është dhe familja, mjafton mendimi dhe dëshira e mirë për përmirësim. 

Le të vijë keq për ata/ato, që nuk njohin etikën në sjellje, që çdo 7 Mars i presin fëmijët/nxënësit te porta e shkollës, te dera e klasës apo në rrugë dhe i pyesin, se çfarë i ke sjellë mëuesit/es, çfarë dhurate i ke bërë, çfarë të dha mami për mësuesen. Për ato le të vijë keq mësuese, se ti nuk i ke mësuar ashtu ishnxënësit e tu. 


Ti i ke mësuar ata që në një intervistë të pahijshme, të veprohet me gjasme, ose të paktën, të mos nxirret fytyra e individit, aq më tepër e një fëmije apo nxënësi. 

I ke mësuar që të kenë kujdes me këto sjellje. 

I ke mësuar se jo të gjithë janë të pasur dhe nuk duhet t`i vëmë në dukje këto dallime, prandaj është uniforma që nxënësit të duken të gjithë njëlloj.

I ke mësuar se i varfëri është më i pasur se i pasuri, i dobti është më i fortë se i forti, se të sëmurët kanë nevojë për doktor, i shëndoshi s`ka nevojë për doktor. I ke mësuar se sjellja e bukur e zbukuron njeriun, duhet bukuria e shpirtit në radhë të parë, pastaj bukuria/pamja fizike. 


Ti u fal nxënësve mirësi, buzëqeshje, dhe ata ashtu duhet të përgjigjen me të njëjtën monedhë. U përcjell nxënësve fjalën dashuri dhe ata duhet ta përforcojnë atë të dinë të respektojnë njëri-tjetrin, dhe të jetojnë në paqe dhe harmoni me veten, me njerzit e tyre, kjo është jeta, fjala dashuri do të thotë paqe dhe harmoni. I mëson nxënësit se ç`është drejtësia dhe ata duhet të mësojnë ta kërkojnë drejtësinë, por vetëm nëse vetë ata/individi vepron drejt dhe sipas normave/rregullave të shkruara dhe të pashkruara.  

Ti i ke sqaruar nxënësit se përherë merr aq sa jep, aq sa të mësoj aq dhe po të kërkoj, të japësh më shumë dhe të kërkosh më shumë është më mirë për të gjithë.


Prandaj gëzuar 7 Marsin mësues/e, nëse ndihesh i/e plotësuar në këto drejtime, s`ke pse ndihesh keq për dhuratën që fëmijët tanë/nxënësit tuaj ju sjellin. 



(Drita Topjana; Portali Shkollor)

6,445 Lexime
5 vjet më parë