Njoftim

Fakulteti Ekonomik shpall fituesit, 326 kuota të lira

“Edhe nëse të gjithë aplikantët fitues regjistrohen në degët e shpallura, përsëri mbeten 326 vende të paplotësuara sepse aplikantët janë shpallur fitues në dy apo më shumë degë të Fakultetit”

Pas Raundit të Dytë të Aplikimeve, në Fakultetin e Ekonomisë, janë shpallur fitues 931 studentë të cilët kanë aplikuar për të fituar të drejtën e studimit pranë këtij fakulteti.

Dekani i këtij Fakulteti Dhori Kule ka ftuar kandidatët fitues të bëjnë regjistrimet përkatëse në degën ku dëshirojnë sipas afateve ligjore dhe kandidatët jofitues të jenë të vëmendshëm për fazat e mëtejshme.

Edhe nëse të gjithë aplikantët fitues regjistrohen në degët e shpallura, përsëri mbeten 326 vende të paplotësuara sepse aplikantët janë shpallur fitues në dy apo më shumë degë të Fakultetit. Kandidatët fitues duhet të bëjnë regjistrimet përkatëse në degën ku dëshirojnë sipas afateve ligjore dhe kandidatët jofitues të jenë të vëmendshëm për fazat e mëtejshme.

2,229 Lexime
7 vjet më parë