Festojmë 28-29 nëntorin!
Aktivitet i organizuar nga nxënësit dhe mësuesit e shkollës së Mesme të Bashkuar, Postribë, me rastin e festave të nëntorit. Ky aktivitet ka si qëllim njohjen e nxënësve me vlerat dhe rëndësinë që kanë Dita e Flamurit dhe Dita e Çlirimit për ne.
Aktivitet i organizuar nga nxënësit dhe mësuesit e shkollës së Mesme të Bashkuar, Postribë, me rastin e festave të 28 dhe 29 nëntorit. Ky aktivitet ka si qëllim njohjen e nxënësve me vlerat dhe rëndësinë që kanë Dita e Flamurit dhe Dita e Çlirimit për kombin shqiptar.
Qëllimi:
Ka si qëllim njohjen e nxënësve me vlerat dhe rëndësinë që kanë Dita e Flamurit dhe Dita e Çlirimit për kombin shqiptar.
Pjesmarrësit: Nxënësit, mësuesit dhe prindërit e nxënësve.
Përfituesit: Nxënësit e Arsimit Fillor.
Kohëzgjatja: 2 orë mësimore.
Vendi: Veranda e shkollës .
Data: 22 nëntor 2019.
Ora: 12:00-13:30
Mjetet:
Kompjuter, video-projektor, dixhej, disqe me këngë kushtuar atdheut, flamurit dhe figurave të shquara të kombit shqiptar që kontribuan në pavarësinë e arritur, materiale të ndryshme për zbukurimin e mjedisit, kartolina, lule, certifikata, dhurata etj.
Buxheti:
U mundësua nga bordi i shkollës.
(Shuma e mundësuar, 5000 lekë.)
KOMPETENCAT E ARRITJES NË KËTË AKTIVITET
- Interpreton vargje kushtuar flamurit dhe luftës për çlirimin e atdheut tonë;
- Krijon me shkrim vjersha, tregime, kartolina e letra për luftën dhe dëshmorët e rënë gjatë luftës;
- Përshkruan luftra, portrete të dëshmorëve dhe heronjëve të luftës;
- Dramatizon pjesë të ndryshme kushtuar luftës heroike të popullit shqiptar;
- Shpreh emocionet e tij me thënie të bukura kushtuar flamurit, luftës dhe pasojave që ajo solli te vendi ynë;
- Shkruan mesazhe për Ditën e Flamurit dhe Ditën e Çlirimit të Shqipërisë;
- Diskuton për ushqimet që gatuanin nënat për të ndihmuar trimat që luftonin për liri, duke e konkretizuar edhe me gatimin e tyre nga vetë nxënësi;
- Tregon për kontributin e popullit gjatë luftës antifashiste për çlirimin e vendit;
- Tregon për pozicionin e popullit shqiptar, pro kualicionit antifashist;
- Tregon se si është vlerësuar lufta e popullit tonë kundër nazifashizmit në vitet 1939-1944;
- Tregon për gjendjen sociale të banorëve në zonën e Postribës dhe të tërë Shqipërisë gjatë periudhës 1939-1944;
- Tregon për jetën e banorëve në qytet e në fshat;
- Tregon disa nga traditat më të bukura të popullit tonë që dolën në pah gjatë luftës për çlirimin e Shqipërisë;
- Krijon me aplikacion dhe me vizatim aspekte nga lufta e popullit shqiptar;
- Analizon veprat artistike të performuara/realizuara nga artistët shqiptarë kushtuar luftës së popullit dhe heronjve të kësaj lufte për liri e atdheut tonë;
- Këndon këngë të bukura kushtuar LANÇ dhe heronjve të ndryshëm;
- Gjen në internet material për rolin e popullit tonë në luftën për çlirimin e vendit;
- Interpreton thënie të bukura kushtuar Ditës së Flamurit dhe Ditës së Çlirimit;
- Krijon vargje të bukura për Ditën e Pavarësisë dhe Ditën e Çlirimit në bashkëpunim me të tjerët.
Mënya e realizimit
- Aktiviteti fillon me rregullimin dhe dekorimin e ambjentit ku do të zhvillohet shfaqja nga nxënësit së bashku me mësuesit, me mjetet e sjella dhe të përgatitura posaçërisht për këtë aktivitet.
- Bëhet vendosja e karrigeve në formën e përshtatshme, sipas klasave, duke lënë rrugë të lira për hyrje-dalje dhe qëndrim të pjesëmarrësve në këtë festë.
- Në qendër të verandës së shkollës vendoset një sfond me shkrimin: GËZUAR 28-29 NËNTORIN, logoja e 75 - vjetorit të çlirimit dhe si shenjë nderimi flamuri shqiptar së bashku me flamurin kosovar.
- Me shenjë mirënjohjeje, duke u ngritur në këmbë, këndohet nga nxënësit e të gjithë klasave Himni i Flamurit, shoqëruar me dixhej.
Përmes një pjemarrje masive, një prezantimi perfekt dhe interpretimi mbreslënës të nxënësve të kësaj shkolle, aktiviteti mori përmasa të mëdha. Aktivitetin e plotë ju ftojmë ta ndiqni më poshtë.
(Portali Shkollor)
Ese: Mjedisi dhe njeriu
Letër falenderuese mësuesit
“Dhe Medea zgjodhi…”