Fillim i ri mbi një përvojë frytdhënëse
QTPA ka nisur trajnimet me kredite për rreth 18 modulet e reja të akredituara nga ASCAP për të gjithë mësuesit e sistemit të arsimit parauniversitar. Mbështetja e mësuesve nga QTPA është bërë traditë disa vjeçare tashmë.Por ne kemi shkëputur disa nga përshtypjet e pjesëmarrësve të trajnimeve të sezonit të ri.
Qendra e Trajnimeve Albas ka nisur trajnimet me kredite për modulet e reja të akredituara nga ASCAP për të gjithë mësuesit e sistemit të arsimit parauniversitar.
Është bërë traditë disa vjeçare tashmë, mbështetja e mësuesve me ekspertë të arsimit përmes trajnimeve me kredite që zhvillon Qendra e trajnimeve Albas; njoftimeve për zhvillimin e tyre në Portalin Shkollor dhe opinioneve të shprehura përmes tij nga pjesëmarrësit në këto trajnime.
Kështu nisi edhe ky sezon ri i trajnimesh, i cili do të vazhdojë me të njëjtën frymë bashkëpunimi, serioziteti, profesionalizmi për të motivuar e frymëzuar mësuesit në misionin e tyre fisnik si dhe për të përmbushur nevojat e tyre në fusha të ndryshme që i përkasin punës së tyre të përditshme në shkollë.
Qëndra është akredituar të zhvillojë tetëmbëshjetë module të reja të cilat i përkasin fushave të të ndryshme si: Mësimdhënia dhe të nxënit; Gjithëpërfshirja; Etika, komunikimi, pedagogjia etj.
Modulet trajtojnë në mënyrë profesionale koncepte teorike dhe praktike, materiale bashkëkohore, të konceptuara dhe organizuara përmes teknikave dhe strategjive tërheqëse e praktike, bashkëbisedimeve, punëve në grup, detyrave dhe testeve. Trajtimet do të zhvillohen online përmes platformës Zoom dhe të drejtpërdrejta në mjediset e Qendrës.
Me datën 14 deri në 16 korrik 2022 u zhvilluan dy trajnimet e para, për modulet: “Strategjitë e integrimit të nxënësve me aftësi ndryshe në mësimdhënien në klasë dhe në distancë” dhe “Një kopsht miqësor për të gjithë fëmijët”.
Pjesëmarrja në trajnime rezultoi në nivele të larta, si rezultat i përvojës dhe punës serioze që ka zhvilluar më parë qendra, duke përmbushur qëllimet kryesore të moduleve. Mësuesit morën pjesë në mënyrë aktive dhe shprehen të kënaqur për trajtimin e çështjeve të rëndësishme, tematikave të reja e interesante, njohurive të fituara dhe për shkallën e ndërveprimit në grupe të vogla pune.
Përmbajtja e moduleve fokusohej e ndihmoi mësuesit në:
- zgjerimin e njohurive rreth veprimtarive dhe strategjive të reja në mësimdhënien online për nxënësit me aftësi ndryshe;
- synimin e zhvillimit të një mësimdhënie efikase për nxënësit me aftësi ndryshe, duke u mundësuar kushtet e nevojshme për të mësuar.
- përgatitjen dhe ndërgjegjësimin e mësuesve mbi integrimin e nxënësve me aftësi ndryshe gjatë mësimit në klasë dhe atij në distancë.
- njohjen e konceptit të kopshtit miqësor;
- organizimi, struktura, partnerët e tij;
- mjedisi, puna më fëmijët, bashkëpunimi me prindërit, etj.
Në fund të 3 ditëve të trajnimit mësuesit shprehen optimistë dhe u sugjerojnë kolegëve të marrin pjesë në to sepse do të kenë përvojë frytdhënese.
Loreta, drejtuese e kopshteve të Bashkisë Konispol
"Jam Loreta, drejtuese e kopshteve të Bashkisë Konispol. Ishte kënaqësi dhe përvojë pozitive trajnimi që zhvilluam së bashku me temën "Kopshti Miqësor". Kam përshtypjet më të mira për trajneren si dhe të gjithë stafin. Tema ishte interesante dhe kishte të bënte me përmirësimin e treguesve për një kopsht miqësor, i cili mirëpret të gjithë fëmijët. Gjithashtu fakti që fëmijët janë përfituesit kryesor i një kopshti miqësor më shtoi dëshirën për të punuar edhe më fort. Fatmirësisht kopshtet e Bashkisë Konispol janë miqësorë me fëmijët si në infrastrukture, në stafin pedagogjik, në bashkëpunimin e ngushtë me bashkinë dhe ZAV por edhe falë bashkëpunimit me prindërit. E gjithë kjo na ndihmon të zbatojmë njohuritë e marra në trajnim dhe të përftojmë një përvojë pozitive për të rritur performancën e kopshteve. Kënaqësi më vete ishte fakti i ndarjes të eksperiencave me koleget pjesëmarrëse nga e gjithë Shqipëria. Në profesionin fisnik çdo ditë jemi në kërkim të strategjive të reja në funksion të realizimit të objektivave dhe synimeve që i kemi vënë vetes".
Saimir Mekolli, mësuesi me aftësi ndryshe, shprehu gjithashtu përshtypjen e tij mbi trajnimin e mbajtur online:
"Trajnimi ishte përgatitur shumë mirë. Ishin marrë parasysh të gjitha vështirësitë teknike që ofron tranimi online dhe specifikisht për mua ishte e lehtë procedura e ndjekjes së ecurisë së tij, duke u ndjerë i përfshirë sikurse dhe kolegët e mi. Pavarësish se nuk e shikoja materialin në power-point nga ana vizuale, sërish unë kisha mundësi të dëgjoja dhe të mbaja shënime gjatë diskutimeve me trajneren dhe mësuesit. Pritshmëritë nga trajnimit ishin të larta dhe unë nuk u zhgënjeva. Kjo më shtyn të ndjek portalin shkollor dhe të aplikoj përsëri në trajnimet e ardhshme".
QTPA për t’i ardhur në ndihmë mësuesve do të zhvillojë module sipas kalendarit të publikuar tek Portalin shkollor, (www.portalishkollor.al) duke i dhënë hapësirën e nevojshme zërit, përshtypjeve, sugjerimeve e referimeve të mësuesve rreth trajnimeve, duke u bërë bashkëudhëtarë në rritjen e profesionalizmit të mësuesve.
Trajnimi i radhës do të mbahet me 28 korrik 2022 në platformën online Zoom. Tema “Rëndësia e komunikimit dhe bashkëpunimit shkollë komunitet” pritet t’u ofrojë qasje bashkëkohore e profesionale mes mësuesve e prindërve.
Përgatiti: Xhoana Jaku
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Denada Toçe: Mësueset ndihmëse punojnë me pasion, por duhet të jenë më të shumta në numër
Trajnime për mësuesit në mbështetje të përgatitjeve për provimet e Liçencës, Kualifikimit dhe Portalit "Mësues për Shqipërinë"
Qendra e Trajnimeve Albas organizon trajnim në Kosovë për mësimdhënësit e arsimit të mesëm të ulët “Gjuha shqipe 8”