Aktualitet

Forumi Botëror i Edukimit, Manastirliu takon Ministrin e Shtetit për Shkollat të Britanisë së Madhe: Sfidë përfshirja e teknologjisë në kurrikula

Forumi Botëror i Arsimit, i cili mbahet në Londër me ftesë të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, është mbledhja më e madhe e Ministrave të Arsimit dhe Aftësive. Ky forum bën bashkë rreth 100 Ministra të Arsimit nga e gjithë bota, të cilët ndajnë eksperiencat e tyre dhe diskutojnë për të ardhmen.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, po merr pjesë në Forumin Botëror të Edukimit që po zhvillohet në Londër. Në pritjen zyrtare të çeljes së këtij forumi, Ministrja Manastirliu zhvilloi një takim me Ministrin Shtetit për Shkollat të Britanisë së Bashkuar, Damian Hinds.


Gjatë këtij takimi, së bashku me Ministrat e Arsimit të vendeve të rajonit, ata diskutuan për sfidat me të cilat po përballen sot sistemet arsimore dhe për potencialin e jashtëzakonshëm të përdorimit të teknologjisë në shkolla, për të ndërtuar një sistem arsimor më të mirë, më të fortë dhe më të qëndrueshëm.


Forumi Botëror i Arsimit, i cili mbahet në Londër me ftesë të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, është mbledhja më e madhe e Ministrave të Arsimit dhe Aftësive. Ky forum bën bashkë rreth 100 Ministra të Arsimit nga e gjithë bota, të cilët ndajnë eksperiencat e tyre dhe diskutojnë për të ardhmen e politikave arsimore globale. 


Fokusi këtë vit i Forumit Botëror të Arsimit, është te shfrytëzimi i inteligjencës artificiale në funksion të arsimit, te strategjitë që  kanë rezultuar më të suksesshme në zhvillimin e arsimit, balancimi i mësimit profesional dhe akademik për të zhvilluar më mirë potencialin e të rinjve, etj, që janë dhe sfidat e arsimit sot, kudo në botë.



©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

453 Lexime
2 muaj më parë