Aktualitet

Gjimnazi kryesor i Beratit, “Babë Dudë Karbunara” do të rindërtohet

Nga ky investim do të përfitojnë rreth 600 nxënës dhe 40 mësues të shkollës, por edhe i gjithë komuniteti i kësaj zone, sepse kjo strukturë me standardet më të mira bashkëkohore do të ketë mjedise sportive, bibliotekë, laboratorë dhe të gjitha hapësirat dhe pajisjet e duhura në kuadër të SHQK.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi së bashku me Kryetarin e Bashkisë së Beratit Ervin Demo panë nga afër punimet që po zhvillohen për rindërtimin e gjimnazit “Babë Dudë Karbunara” me mbështetje financiare nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Nga ky investim do të përfitojnë rreth 600 nxënës dhe 40 mësues të shkollës, por edhe i gjithë komuniteti i kësaj zone, sepse kjo strukturë me standardet më të mira bashkëkohore do të ketë mjedise sportive, bibliotekë, laboratorë dhe të gjitha hapësirat dhe pajisjet e duhura në kuadër të Shkollës Qendër Komunitare.

Ndërkohë, gjatë vizitës në Berat Ministrja Kushi mori pjesë edhe në koncertin e organizuar me nxënësit e shkollave artistike të Beratit, Elbasanit dhe Korçës. Gjatë fjalës së saj Kushi u shpreh se Berati i kulturës dhe traditave, i kushton një vëmendje të veçantë aktiviteteve kulturore, artistike dhe sportive të nxënësve, duke zbatuar mjaft mirë njërën prej politikave kryesore të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit që është angazhimi i nxënësve në aktivitete për t’i bërë ata të qëndrojnë larg fenomeneve negative.

Po ashtu ministrja u takua me nxënës të shkollave të Beratit, të cilët janë bërë pjesë e projektit të preferuar “Ekipet Sportive”. Kushi u shpreh se Berati është transformuar në të gjitha aspektet, për sa i takon infrastrukturës, arsimit dhe sportit, pasi ka një vëmendje të madhe nga bashkia e Beratit.  Ministrja shtoi se projekti Ekipet Sportive i jep gjallëri jetës së nxënësve,  por veçanërisht shërben për identifikimin e talenteve në sport, si dhe i ndihmon nxënësit për një herë më të shëndetshme fizike dhe mendore.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,396 Lexime
1 vit më parë