Projekt eTwinning

Imagjino dhe Kodo për të Prodhuar – Projekt nga shkolla 9-vjeçare “Uznovë” në Berat

Gjatë gjithë periudhës së zhvillimit të projektit, nxënësit njohën e punuan me programe të WEB 2.0, duke u aftësuar në zgjidhjen e situatave problemore nëpërmjet teknologjisë. Disa nga programet dhe kurset ishin: Micro:bit, Tinkerkad, Canvas, Arduino, Artificial Intelligience, Code Week, E-Books, etj.

Shkolla 9-vjeçare UZNOVË, në Berat, sapo ka mbyllur një projekt të organizuar nëpërmjet platformës eTwinning, me shtete të tjera pjesëmarrës, Turqia, Kroacia dhe Rumania. Ky projekt, i nisur në muajin nëntor 2020, mban emërtimin "IMAGINE AND CODE TO PRODUCE" (Imagjino dhe Kodo për të Prodhuar), dhe ka në fokus të tij aftësimin dhe përmirësimin e kompetencës digjitale te nxënësit e moshës 12-15 vjeç. 


Gjatë gjithë periudhës së zhvillimit të projektit, nxënësit njohën e punuan me programe të WEB 2.0, duke u aftësuar në zgjidhjen e situatave problemore nëpërmjet teknologjisë. Disa nga programet dhe kurset që ndoqën nxënësit bashkë me mësuesit ishin: Micro:bit, Tinkerkad, Canvas, Arduino, Artificial Intelligience (AI), Code Week, Hour of Code, E-Books,  Pixel Art, etj. 


Mbarëvajtja e projektit u arrit nëpërmjet komunikimit të vazhdueshëm me grupe komunikimi për nxënësit dhe mësuesit, video-konferencave, punëve në grupe të alternuara për çdo kurs, si dhe nëpërmjet profileve të gjithsecilit në platformën eTwinning. 


Produkte të projektit janë jo vetëm aftësitë e përmirësuara të nxënësve në: komunikim, teknologji e gjuhë angleze, por edhe produkte të finalizuara; certifikatat për çdo kurs dhe vetë projektin, si dhe disa Libra Elektronikë, të organizuar bashkërisht gjatë projektit.


"Në finalizim të tij, urojmë të pajisemi me Certifikatën e Cilësisë dhe të marrin titullin "Shkollë eTwinning"!", ka thënë mësuesja koordinatore Eliberta Themeli.  

Mësuese koordinatore: Eliberta Themeli 

©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.  

2,749 Lexime
3 vjet më parë