"Jemi Bashkë!" – Ueb interaktiv për nxënës me nevoja të veçanta, krijuar nga disa të rinj nga Gramshi

Nxënësit e Shkollës "35-vjetori i Çlirimit" në Gramsh, së bashku me mësuesen Esmeralda Shpata, krijuan uebin "Jemi Bashkë!", me lojëra dhe ushtrime interaktive për disleksi, disgrafi, disnomi, dispraksi, diskalkuli dhe vështirësi emocionale, duke mbështetur të nxënit dhe zhvillimin e aftësive.

Nxënësit e Shkollës "35-vjetori i Çlirimit" në Gramsh, së bashku me mësuesen Esmeralda Shpata, kanë realizuar me shumë përkushtim një projekt të veçantë për Konkursin Kombëtar të Gjuhës Shqipe. Projekti përfshin një faqe uebi interaktive, me titullin “Jemi bashkë”, krijuar nga Onejda, me ndihmën e Ajslit, Megit, Arisës, Klaudias, dhe Evës ku nxënësit mund të ushtrojnë aftësitë gjuhësore dhe të mësojnë mbi çrregullimet e të nxënit dhe të sjelljes.


Linku i uebit: https://jemi-bashke.netlify.app/


Uebi “Jemi Bashkë!” ofron një hapësirë interaktive ku nxënësit mund të ushtrojnë aftësitë gjuhësore dhe të mësojnë mbi çrregullimet e të nxënit dhe të sjelljes. Ai përmban lojëra dhe ushtrime për nxënësit me disleksi, disgrafi, disnomi, dispraksi, diskalkuli, si dhe për ata që hasin vështirësi emocionale, duke i ndihmuar të përmirësojnë leximin, shkrimin, zgjedhjen e fjalëve, koordinimin dhe aftësitë matematikore në mënyrë vizuale dhe interaktive. Nxënësit udhëhiqen në mënyrë të thjeshtë për të zgjedhur kategorinë që i përshtatet dhe për të përmirësuar aftësitë e tyre përmes ushtrimeve praktike dhe mbështetjes vizuale.


Më poshtë gjeni materialin e projektit dhe prezantimin e tij.


© Portali Shkollor Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë

730 Lexime
11 orë më parë