DREJTORIA ARSIMORE TIRANË

Karta e performancës, “Jeronim De Rada” shkolla më e mirë

Janë 11 tregues, të cilët janë matur dhe kanë bërë renditjen. Në krye të listës së shkollave 9-vjeçare publike është shkolla “Jeronim De Rada”, ndërsa në shkollat private listën e kryeson “Turgut Ozal”.

Drejtoria Arsimore e Qytetit të Tiranës ka publikuar rezultatet e shkollave më të mira në kryeqytet bazuar në Kartën e Performancës.

Vlerësimi është bërë në bazë të rezultateve të arritura gjatë vitit shkollor 2015-2016. Janë 11 tregues, të cilët janë matur dhe kanë bërë renditjen. Në krye të listës së shkollave 9-vjeçare publike është shkolla “Jeronim De Rada”, ndërsa në shkollat private listën e kryeson “Turgut Ozal”.

Vlerësimi i institucioneve arsimore në vend bëhet në bazë të matjes së 11 treguesve, ku mes tyre përfshihen: nota mesatare e rezultateve të provimeve, frekuenca e orëve të mësimit, përqindja e nxënësve të larguar përkundrejt nxënësve të regjistruar në fillimin të vitit shkollor, rezultatet e mësuesve në provimet e kualifikimit etj.

8,230 Lexime
7 vjet më parë