URIMET

Kartolinat për festat e 7 dhe 8 Marsit të krijuara nga nxënësit shqiptar dhe kosovar

Nxënës të shkollave të ndryshme kanë zgjedhur mënyra të thjeshta, por tepër domethënëse për të uruar nënat dhe mësuesit e tyre me rastin e festave të 7 dhe 8 Marsit. Për vogëlushët kanë mjaftuar disa tabakë, letra dhe ngjyra.

Jemi në vigjilje të festës së Mësuesit dhe të Nënës. Festa të rëndësishme që na kujtojnë se sa mirënjohës duhet të jemi ndaj atyre njerëzve që na sjellin në jetë, na rrisin, edukojnë dhe na japin dije. 


Nxënës të shkollave të ndryshme kanë zgjedhur mënyra të thjeshta, por tepër domethënëse për të uruar nënat dhe mësuesit e tyre me rastin e festave të 7 dhe 8 Marsit. Për vogëlushët kanë mjaftuar disa tabakë, letra dhe ngjyra, për t’i thënë nënave e mësueseve me pafajësinë e tyre se sa i duan.  

Mësuesi dhe Nëna, dy njerëzit më të rëndësishëm në jetë që dhurojnë pa kushte DASHURI, DIJE,  MBËSHTETJE, NDIHMË,  PËRKUSHTIM. Krenare për nxënësit tanë që krijuan me dashuri këto kartolina për këto dy ikona që japin jetë dhe dije, nën kujdesin e praktikantes së përkushtuar, Irisa Daja dhe mësueseve mjeshtre, Nadire Vrioni dhe Lina Hoxha. Përgëzime nxënësve për angazhimin dhe përkushtimin e tyre!

Shkolla 9- vjeçare “Xhafzotaj “ZVA Shijak. 




Mësuese, Marsida Mezja, bashkë me nxënësit e klasës së 5-të të shkollës  9-vjeçare "Bajram Curri", Plazh, Durres, krijojnë kartolina surprizë për nënat e tyre!

Këto janë kartolinat e shkruara për 8 Marsinnga nxënësit e klasës së tretë, shkolla Ndrec Çupi Gramëz, me mësuese Elisa Bera. 

Kartolinat me urimet më të përzemërta për mësuesit, me rastin e festës së 7 Marsit. Nga nxënësit shkollës "Anastas Laska" Libofshë, Fier. Ekspozitë me piktura. Mësues: Ludjon Karroqe.

Për ato që dhurojnë vetëm dashuri! Punime të realizuara nga nxënësit e klasës së pestë! Shfmu “ Ernest Koliqi “ Babush i Muhaxhirëve, Lipjan. Mësuesja: Njomza Asllani 



(Përgatiti për publikim Kaltra Tafani, Portali Shkollor) 

19,772 Lexime
4 vjet më parë