NJË SHKRIM SHUMË I DOMOSDOSHËM PËR TË GJITHË NE!

Keqpërshtatja e ndajshtimit me gjymtyrën që përcaktohet

Një ndër problemet që hasim shpesh në gjuhën shqipe është edhe keqpërshtatja e ndajshtimit me gjymtyrën që përcaktohet. Le të shohim disa fjali të shkëputura nga shkrime të ndryshme, ku ndajshtimi nuk është përshtatur drejt me gjymtyrën që përcaktohet.

Një ndër problemet që hasim shpesh në gjuhën shqipe është edhe keqpërshtatja e ndajshtimit me gjymtyrën që përcaktohet. Le të shohim disa fjali të shkëputura nga shkrime të ndryshme, ku ndajshtimi nuk është përshtatur drejt me gjymtyrën që përcaktohet. 


• Në përkujtim të poetit Lasgush Poradecit...

• Amaneti i fundit i komandantit legjendar Agim Ramadanit.

• Eshtrat e poetit të madh shqiptar At Gjergj Fishtës u hodhën në lumin Drin.

• Për këtë duhet t´i referohemi Akademik Mark Krasniqi, i cili. . .



Në të gjithë këto raste ndajshtimi është përshtatur gabim, sepse, sipas gramatikës së gjuhës shqipe, ndajshtimi është një lloj përcaktori, i cili shprehet gjithmonë me emër të pashquar në rasën emërore dhe përshtatet vetëm në numër me gjymtyrën e përcaktuar. Pra, në shembujt më lart përshtatja është bërë gabim, pasi edhe ndajshtimi, edhe trajta e përcaktuar janë përdorur në të njëjtën rasë. Pra, në analizën gramatikore si trajtë ndajshtimore konsiderohen vetëm emrat e përdorur në trajtat e tyre të pashquara, kundruall trajtave të tyre të përcaktuara, siç janë emrat: i poetit, i komandantit, Mark Krasniqit.



Përshtatja e saktë e ndajshtimit me gjymtyrën përcaktuese në këto fjali është:

Në përkujtim të poetit Lasgush Poradeci...

• Amaneti i fundit i komandantit legjendar Agim Ramadani.

• Eshtrat e poetit të madh shqiptar At Gjergj Fishta u hodhën në lumin Drin.

• Për këtë duhet t´i referohemi akademik Mark Krasniqit, i cili...



Përgatiti: S. Lami Agolli

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

4,470 Lexime
1 vit më parë