Përdorimi

KËRDI dhe GËRDI

Fjalët "kërdi" dhe "gërdi" ngatërrohen shpesh thuajse nga të gjithë. Fjala "kërdi" ka kuptim tjetër kundruall fjalës "gërdi". Por në cilat raste duhet ta përdorim njërën apo tjetrën?

Fjalët "kërdi" dhe "gërdi" ngatërrohen shpesh  thuajse nga të gjithë. Fjala "kërdi" ka kuptim tjetër kundruall fjalës "gërdi". Në cilat raste duhet ta përdorim njërën apo tjetrën?

Rasti I. 

Fjalët "kërdi", "masakër" e "mizori" janë fjalë sinonimike dhe krejt më ndryshe nga fjala "gërdi". Po qe se njerëzit vriten në masë të madhe, atëherë mund të themi se është bërë "kërdi" dhe jo "gërdi". Kërdi është bërë në Kosovë dhe sot kërdi bëhet madje në shumë shtete të botës. P.sh.: Serbia bëri kërdinë mbi popullatën tonë. Bëri vepra mizore.

Rasti II.

Fjalët "gërdi", "krupë", "neveri", "pështirosje" dhe "ndot" janë fjalë sinonimike dhe krejt më ndryshe nga fjala "kërdi". Këto fjalë përdoren kur na vjen për të vjellë nga diçka ose nga dikush, kur kemi të pështirë ose kur kemi të përziera në stomak.

Kur e shohim dikë që nuk pi ose që nuk ha mirë ushqimin, atëherë ne do të ndiejmë neveri, të pështira.

P.sh.: Ajo vërtet më ngjall neveri. Sa herë e shoh atë fytyrë të zbehtë, më vjen krupë. 


Nga: MA. Mentor Hajrizi

2,179 Lexime
4 vjet më parë