SHPËRNDARJA E ÇMIMEVE

Këto janë 47 shkollat fituese të eTwinning në Shqipëri, ministrja Kushi shpërndan trofetë

Në katër vitet e fundit, 47 shkolla në vendin tonë janë vlerësuar si fituese të projektit të “eTwinning” të Komisionit Europian. Ministrja e MSR, Evis Kushi gjatë një aktiviteti shpërndau çmimet për shkollat fituese, pjesëmarrëse në projekte binjakëzuese në nivel ndërkombëtar.

Në ambientet e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë u zhvillua ceremonia e kurorëzimit të shkollave fituese të etiketës ‘eTwinning School Label’ nga Komisioni Europian mbi angazhimin e tyre në projekte binjakëzuese në nivel ndërkombëtar. 


Ministrja Kushi në këtë aktivitet ku shpërndau çmimet për shkollat fituese, nënvizoi se përtej vështirësive të një viti të pazakontë, falë angazhimit maksimal të të gjithë sistemit arsimor, shumë shkolla të reja kanë arritur ta marrin këtë trofe, duke arritur në total 47 shkolla të vlerësuara në nivel kombëtar. 


“Jam e lumtur që rrjeti ‘eTwinning’ vijon të rritet përditë me mësues e drejtues të rinj, të angazhuar në projekte kurrikulare binjakëzuese me shkolla të vendeve të tjera pjesëmarrëse në këtë rrjet ndërkombëtar.” – shprehet ministrja. 


Projekti “eTwinning” është projekt i Komisionit Europian, në të cilin Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë aderon tashmë prej 7 vitesh. Rrjeti i pjesëmarrësve sa vjen e zgjerohet me përfshirje aktive të mësuesve shqiptarë në arenën ndërkombëtare, duke kontribuar në këtë mënyrë në promovimin e vlerave kombëtare e arsimore në rajon e më gjerë.



Fituesit e eTwinning për vitin 2018-2019 


 

Fituesit e eTwinning për vitin 2019-2020


 

Fituesit e eTwinning për vitin 2021 

Nanila Allkja Biçaku 

©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

4,191 Lexime
3 vjet më parë