Kjo është lista e plotë e shkollave që do të përfshihen në programin "Pas Shkolle" 2026-2027

Cilat janë shkollat që do të bëhen pjesë e programit "Pas Shkolle" gjatë vitit të ri shkollor? Portali Shkollor sjell listën e plotë të institucioneve publike të arsimit parauniversitar të miratuara në të gjithë vendin.

Ministria e Arsimit ka publikuar listën e miratuar të institucioneve publike të arsimit parauniversitar që do të jenë pjesë e Programit “Pas Shkolle” për vitin shkollor 2026-2027. 


Për t'u ardhur në ndihmë prindërve, nxënësve, mësuesve dhe drejtuesve të shkollave, Portali Shkollor sjell të plotë listën zyrtare të institucioneve që do të jenë pjesë e Programit “Pas Shkolle” për vitin shkollor 2026-2027.


Lista mund të konsultohet për të parë nëse shkolla e fëmijës suaj është ndër institucionet e përzgjedhura për zbatimin e programit. Lista është e organizuar sipas DRAP-it, ZVAP-it, emrit të shkollës dhe ciklit arsimor, duke e bërë më të lehtë kërkimin e institucionit përkatës.


Më poshtë gjeni listën e plotë të shkollave të miratuara për Programin “Pas Shkolle” për vitin shkollor 2026-2027.

Çfarë është programi “Pas Shkolle”?


“Pas Shkolle” është një program që zhvillohet jashtë orarit mësimor të detyruar dhe synon të plotësojë përvojën e nxënësve në shkollë përmes aktiviteteve që lidhen me të nxënit, zhvillimin social, sportiv, kulturor dhe krijues.


Qëllimi është që koha pas përfundimit të mësimit të shfrytëzohet për aktivitete që i ndihmojnë fëmijët të zhvillojnë njohuritë, kompetencat dhe aftësitë e tyre, përtej programit të detyruar mësimor. Në këtë kuadër, programi përfshin veprimtari për mbështetjen dhe përforcimin e të nxënit, por edhe aktivitete artistike, kulturore, krijuese dhe praktike.


Programi “Pas Shkolle” ka një kuadër të përcaktuar ligjor dhe institucional. Në korrik 2026, Këshilli i Ministrave miratoi rregullat për organizimin dhe zhvillimin e tij, ndërsa Ministria e Arsimit miratoi llojet e programit, standardet, kriteret dhe planin e veprimit. Sipas kuadrit të ri, aktivitetet do të zhvillohen nga trajnues të përzgjedhur sipas kritereve të përcaktuara dhe do të financohen nga fondi buxhetor i miratuar për programin. Për trajnuesit, pagesa për çdo orë të zhvilluar në kuadër të “Pas Shkolle” është përcaktuar në masën 1,000 lekë.


Sa shkolla janë përfshirë?


Dokumenti zyrtar i publikuar nga Ministria e Arsimit përmban listën e institucioneve të përzgjedhura në të gjithë territorin e vendit. Lista përfshin shkolla në juridiksionin e DRAP Durrës, DRAP Fier, DRAP Korçë, DRAP Lezhë dhe DRAP Tiranë, me institucionet e renditura sipas ZVAP-ve përkatëse.


Në listë gjenden shkolla 9-vjeçare, gjimnaze dhe shkolla të bashkuara, duke përfshirë institucione si në qytete, ashtu edhe në zona të tjera urbane e rurale.


Për shembull, në ZVAP Tiranë lista përfshin një numër të konsiderueshëm shkollash 9-vjeçare, gjimnaze dhe shkolla të bashkuara, ndërsa programi shtrihet edhe në Kamëz, Kavajë, Rrogozhinë dhe Vorë.



© Portali Shkollor - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

492 Lexime
17 orë më parë