Gazeta e shkollës

“Kolkocianët”, projekti i veçantë i mësuesve dhe nxënësve të shkollës 9- vjeçare "Kolë Koci" në Pogradec

Kjo gazetë është projekti i përmuajshëm që do të realizojnë këtë vit kalendarik mësues dhe nxënës të shkollës "Kolë Koci", Pogradec, në kuadër të projektit Shkolla Qendër Komunitare. Kanë zgjedhur këtë mënyrë për të pasqyruar veprimtaritë, aftësitë, talentet dhe problemet që mund të kenë fëmijët e shkollës.

Kjo gazetë është projekti i përmuajshëm që do të realizojnë këtë vit kalendarik mësues dhe nxënës të shkollës "Kolë Koci", Pogradec, në kuadër të projektit Shkolla Qendër Komunitare. 


Në realizimin e kësaj gazete marrin pjesë mësuesit e grupit SHQK nga lëndët Gjuhë shqipe, Anglisht, Gjeografi, Histori, Edukim fizik dhe pa diskutim pjesë të saj janë bërë edhe nxënësit e shkollës që janë përfshirë me punimet e tyre. 


 “Zgjodhëm pikërisht të realizonim këtë gazetë, pasi është një mënyrë e bukur për të pasqyruar  veprimtaritë, aftësitë, talentet dhe problemet që mund të kenë fëmijët  e shkollës sonë”, kështu është shprehur mësuesja Rafaela Karapanxho Llakmani. 


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

2,023 Lexime
1 vit më parë