
Kompetenca digjitale në lëndët Histori –Gjeografi
Mësuesja e historisë dhe gjeografisë, Edlira Angjeliu, ndan përvojat e saj mbi zhvillimin e kompetencës digjitale në lëndët shoqërore. Ajo tregon si përdorimi i teknologjisë, projekteve dhe kërkimit të udhëhequr i bën nxënësit më aktivë, kreativë e bashkëkohorë, bazuar në disa shembuj.
Nga Edlira Angjeliu, mësuese e historisë dhe gjeografisë në gjimnazin “Kristaq Capo” Berat
Zhvillimi dhe menaxhimi i kompetencave digjitale në arsimin parauniversitar është një nga prioritetet kryesore të vitit të ri shkollor 2025-2026. Mësimdhënia me bazë kompetencat është bërë tashmë pjesë e përgatitjes së mësuesit dhe aplikimit të tyre në procesin mësimor. Kompetenca digjitale ashtu dhe kompetencat e tjera realizohen në çdo orë mësimore. Edhe në lëndët histori –gjeografi ,të cilësuara në gruplëndët shoqërore, kjo kompetencë arrin të realizohet më së miri.
Mësuesit e historisë dhe gjeografisë, në kuadër të zhvillimit individual profesional, veprimtaritë në ekip lëndor apo rrjet profesional, kanë arritur të fuqizohen në aftësitë digjitale duke garantuar një mësimdhënie më bashkëkohore dhe gjithëpërfshirëse. Mësuesit orientojnë nxënësit mbi detyrën që ata duhet të realizojnë duke lehtësuar atë gjatë procesit të kërkimit. Jo vetëm puna e tyre hulumtuese duke përdorur pajisjet teknologjike dëshmon që po realizohet kompetenca dhe aftësitë digjitale të nxënësve por edhe vetë produkti i sjellë prej tyre ka vlerën e vet dhe dëshmon më së miri.
Po ju sjell disa përvoja modeste që mendoj se dëshmojnë për realizimin e kompetencës digjitale të mësuesve dhe nxënësve në lëndët histori –gjeografi.
Mësuesi orienton nxënësin dhe së bashku kanë arritur të realizojnë:
- Gazetën e Klubit të historianëve apo gjeografëve të shkollës qoftë ajo fizike apo e publikuar në rrjetet sociale.
- Përdor aftësitë digjitale për të organizuar strukturën e shkrimit për realizimin e një fletëpalosje,përzgjedh dhe vendos aty foto,grafikë ,tabela statistikore,harta,informacione, etj.
- Video mesazhe ndërgjegjësuese p.sh.Dita e Tokës,Dita e Ujit,Festat Kombëtare etj.
- Përdor aftësitë kompjuterike për të prezantuar informacionin e përmbledhue me anë të diagramave,grafikëve,tabelave,skicave,posterave ,powerpoint etj.
- Arrin të hapë dhe përpunojë informacionin e dërguar me anë të një linku.
- Përgatit të gjithë infrastrukturën për realizimin e një podcasti,konference,workshoop etj.
- Duke qënë pjesë e projekteve ndërkombëtare arrin të ndërveprojë me bashkëmoshatarë të vendeve të ndryshme duke aksesuar më së miri në platformat on line bashkëkohore.
- Përdor Inteligjencën Artificiale për të gjeneruar foto,krijimin e realiteteve virtuale p.sh Fshati Lin,Bylisi, objekte të Kulturës së Komanit etj.
- Shkëput pjesë nga një film apo dokumentar për ta bërë pjesë të orës së mësimit,veprimtarisë,projektit lëndor etj.
- Viziton bibliotekat digjitale në vende të ndryshme të botës.
Sigurisht që gjithçka më sipër e shumë të tjera duan një planifikim të mirë nga ana e mësuesit dhe ajo që është më e rëndësishme përcaktimi i afateve kohore .Mësuesi duhet të lehtësojë punën e nxënësit duke respektuar stilet e të nxënit,të jetë orientues deri në detaje,mbështetës gjatë gjithë procesit,motivues,vlerësues,promovues duke gjetur stimuj të veçantë etj.
A mjaftojnë orët mësimore për të arritur rezultatet lëndore dhe për realizimin e gjithçka më sipër?Mundësojnë shkollat pajisjet teknologjike të mjaftueshme? I përshtaten nivelet të të nxënit për të gjithë nxënësit brenda një klase? etj etj.
E di që shumë pyetje, dilema, reflektime, mëdyshje, dyshime mund t’ju kenë lindur.
Si mësuese e lëndëve histori-gjeografi, mendoj që ora mësimore nuk është vendi dhe koha që nxënësi të vendoset përpara një pajisjeje teknologjike dhe të përfshihet në një proces kërkimi për detyrën e dhënë. Për të realizuar më së mirë këtë process dhe kompetencën digjitale nxënësi duhet të hulumtojë në burimet e sigurta të informacionit për të cilat e ka orientuat mësuesi dhe i duhet kohë mjaftueshëm për të:lexuar, përzgjedhur, selektuar, përpunuar, organizuar, strukturuar, interpretuar dhe përgatitur mënyrën origjinale të prezantimit.
Personalisht i mëshoj idesë se nxënësit në klasë duhet të “përplasin“ idetë si rrjedhojë e procesit të kërkimit gjatë kohës së studimit në shtëpi.Le të edukojmë qytetarinë digjitale tek të rinjtë tani. I kemi konideruar si “brezi i teknologjisë”, teknologjia është në duart e të rinjve dhe ky është një fakt tashme. Le të përpiqemi që ta kthejnë teknologjine në funksion të pergatitjes së tyre intelektuale, aftësive digjitale dhe jo vetëm, kalimi i kohës sa më cilësore dhe produktive.
Procesi i kërkimit i bashkon të gjithë nxënësit dhe ju jep të gjithëve mundësi të barabarta dhe gjithëpërfshirje në procesin e mësimdhënie-nxënies. Idetë e gjeneruara, mënyra e veçantë dhe origjinale e prezantimit, sygjerime të sjella prej tyre etj bëjnë diferencën midis nxënësve.
Idetë që mbrojnë apo kundërshtojnë, rryma apo ideologji të ndryshme, induktojnë tek të rrinjtë të menduarin kritik, identitetin kulturor, etikën e debatit etj e ndihmuar dhe sjellë kjo nëpërmjet kompetencës digjitale.
© Portali Shkollor - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
“Mësuesit që motivojnë, formojnë” – Një studim i vlefshëm nga pedagogia shqiptare Dr.Rozeta Biçaku Çekrezi
Si të përgjigjeni saktë në testimin me shkrim dhe me gojë (arsim)
Kualifikimi i mësuesve 2025, procedurat dhe kriteret e vlerësimit