PROGRAMI I RI

Korniza e përmbledhur e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve 2024-2025

Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve 2024-2025, (më poshtë Programi) synon të krijojë një mjedis arsimor dinamik dhe gjithëpërfshirës, ku mësuesit janë udhëheqës në formimin e një brezi të ri nxënësish të përgatitur për shekullin XXI.

Në një sistem arsimor gjithnjë e në zhvillim, roli i mësuesve i kapërcen kufijtë e tradicionales. Mësuesit e sotëm kanë për detyrë jo vetëm të japin njohuri, por edhe të kultivojnë mendimin kritik në gjuhë, matematikë, shkencë dhe aftësi digjitale. Përqafimi i kësaj sfide dinamike kërkon një përkushtim ndaj të mësuarit gjatë gjithë jetës, duke e bërë zhvillimin e vazhduar profesional domosdoshmëri për çdo mësues. Zhvillimi i vazhduar profesional në fushat: Gjuhë, Matematikë, Shkenca dhe Aftësi digjitale nuk është thjesht një detyrim profesional, por është një udhëtim transformues. STEM si qasje arsimore ndërdisiplinore integron katër fusha: Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë duke nxitur të menduarit kritik, aftësitë për zgjidhjen e problemeve, kreativitetin, të mësuarit praktik dhe zbatimet në botën reale. 


Revolucioni digjital ka riformuar paradigmën arsimore, duke i bërë aftësitë digjitale një aspekt integral i mësimdhënies bashkëkohore. ZHVP në aftësitë digjitale i pajis mësuesit me mjetet për të integruar teknologjinë në orët mësimore, duke krijuar mjedise mësimore ndërvepruese dhe tërheqëse. Në këtë kontekst është i domosdoshëm bashkimi i të gjitha burimeve institucionale dhe njerëzore në mënyrë që të sigurohet pajisja e mësuesve me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të përballuar sfidat e kohës dhe për të ofruar një arsim cilësor për nxënësit. Kjo mund të arrihet me anë të një programi kombëtar për zhvillimin profesional të mësuesve, në të cilën përcaktohen qartë objektivat dhe rezultatet e pritshme, adresohen të gjitha nevojat për trajnim dhe ndahen rolet dhe përgjegjësitë për çdo institucion.



Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve 2024-2025, (më poshtë Programi) synon të krijojë një mjedis arsimor dinamik dhe gjithëpërfshirës, ku mësuesit janë udhëheqës në formimin e një brezi të ri nxënësish të përgatitur për shekullin XXI. Ai do të realizohet përmes bashkëpunimit dhe bashkërendimit të ekspertizës dhe kapaciteteve të disa institucioneve të përfshira në program për koordinimin e aktiviteteve, zhvillimin e trajnimeve, mentorimeve për mbështetjen e mësuesve. 


©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

263 Lexime
1 muaj më parë