Kualifikimi i mësuesve 2025-2026/ Publikohet udhëzimi zyrtar, afati i fundit i regjistrimit data 3 shkurt

Portali Shkollor, në vijim të informimit të saktë dhe ashtu siç ju lajmëroi dy ditë më parë, publikon sot udhëzimin zyrtar për kualifikimin e mësuesve për vitin 2025–2026. Afati i fundit i regjistrimit është data 3 shkurt 2026.

Ka dalë udhëzimi zyrtar për kualifikimin e mësuesve për vitin shkollor 2025–2026. Ministria e Arsimit dhe Sportit ka miratuar udhëzimin nr. 894-1, datë 30.01.2026, për kriteret dhe procedurat e kualifikimit të punonjësve arsimorë, i cili i është përcjellë Drejtorive Rajonale të Arsimit Parauniversitar dhe Zyrave Vendore të Arsimit Parauniversitar. 


Procesi i regjistrimit për kualifikimin e mësuesve nis menjëherë dhe data e fundit për regjistrim është 3 shkurt 2026, sipas afateve të përcaktuara në udhëzim. 


Portali Shkollor, në kuadër të informimit të saktë dhe në vijimësi të njoftimit të publikuar dy ditë më parë, sot publikon udhëzimin zyrtar të plotë në format PDF ( e gjeni më poshtë), për t’u ardhur në ndihmë mësuesve dhe institucioneve arsimore që janë pjesë e këtij procesi.


© Portali Shkollor Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë

512 Lexime
6 orë më parë