vëzhgim

Lajthitje të mëdha fjalësh

Janë plot 35 fjalë që m’i zë syri se lajthiten fare, pa dashur të them se nuk di t’ishkruajë e t’i shqiptojë drejt asnjeri. Ato pothuajse gjithnjë shkruhen në formën e gabuar, por ka edhe prej atyre që përdoren e shqiptohen pa të drejtë...

Janë plot 35 fjalë që m’i zë syri se lajthiten fare, pa dashur të them se nuk di t’ishkruajë e t’i shqiptojë drejt asnjeri. Ato pothuajse gjithnjë shkruhen në formën e gabuar, por ka edhe prej atyre që përdoren e shqiptohen pa të drejtënë vend të një fjale tjetër. Se cila është trajta e saktë e njërës fjalë apo e tjetrës dhe si duhet të shkruhen e të shqiptohen drejt disa prej bashkëtingëlloreve, ju mund ta kuptoni nëpërmes tabelës së mëposhtme:      

                                                 Lajthitje të mëdha fjalësh
                                                  Nga: MA.  Mentor Hajrizi
Janë plot 35 fjalë që m'i zë syri se lajthiten fare, pa dashur të them se nuk di
t'i shkruajë e t'i shqiptojë drejt asnjeri. Ato pothuajse gjithnjë shkruhen në
formën e gabuar, por ka edhe prej atyre që përdoren e shqiptohen pa të
drejtë në vend të një fjale tjetër.

Nr. Forma e gabuar Forma e drejtë
1 /ç/ e fortë afrikatja /ç/
2 /gj/ e butë qiellzorja /gj/
3 /q/ e butë qiellzorja /q/
4 /xh/ e fortë afrikatja /xh/
5 akqi akçi (gjellëbërës)
6 arapçe arabçe
7 bandash bandazh
8 çebaptore qebaptore
9 dalë dalë dalë-dalë
10 duplikat dublikatë
11 Gzim (gzim) Gëzim (gëzim)
12 gjehnem xhehenem
13 gjenet xhenet
14 hargj harxh
15 inatqi inatçi
16 kismet kësmet
17 kogja goxha
18 Lulzim (lulzim) Lulëzim (lulëzim)
19 medalion medaljon
20 mirseardhje mirëseardhje
21 mish shitës mishshitës
22 mozallah meazallah
23 msit mesit (mestar, ndërmjetës)
24 niqah (niçah) nigjah
25 patent shoferi patentë shoferi
26 ping-pong pingpong
27 qajtore çajtore
28 Qamëria Çamëria
29 qare çare
30 qingj qengj
31 qorape çorape
32 Shpetim (shpetim) Shpëtim (shpëtim)
33 teshlicë sqepar
34 voliboll volejboll
35 zë ëmbël zëëmbël
                                                          Vushtrri, 2017

(Nga: MA. Mentor Hajrizi, Portali Shkollor)

12,174 Lexime
6 vjet më parë