Risi

Librarialbas.al blini online botimet Albas!

Librarialbas.al është libraria juaj virtuale, brenda së cilës ju do të gjeni një gamë të gjerë botimesh: libra për fëmijë, libra për parashkollorin, tekste shkollore, libra akademik, psikologjik, artistik etj...

Vitet e fundit tregu i botimeve ka ecur me hapa të shpejtë, duke pasuruar botën intelektuale dhe shpirtërore të të gjithë lexuesve. Teknologjia dhe ambicia jonë për të ecur me hapin e kohës duke përqafuar të gjitha risitë që ofrohen mundësuan realizimin e Librarisë Albas online.


Duket sikur të gjithë po nxitojmë dhe jemi duke sfiduar kohën, prandaj shitja e librave online lindi si nevojë e kohës, asaj që njihet gjerësisht tashmë si epoka digjitale. Nëpërmjet Librarisë Albas ju do të mund të porosisni botimet tona online dhe ne do të kujdesemi që ato të vijnë në shtëpinë tuaj.


Pas përvojës së suksesshme të librit shkollor digjital, Albas sjell për ju versionin digjital të të gjitha botimeve. Albas ka treguar se është i interesuar të ofrojë në treg botime cilësore, ndërsa tani ju ofron mënyrën më efikase të blerjes së librave duke shkurtuar kohë dhe duke jua sjellë ato në shtëpitë tuaja, kudo që ndodheni, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe më gjerë.


Klikoni librarialbas.al për të parë të gjitha tekstet që ofrojmë ne. Rubrikat ju informojnë sipas grupmoshave dhe kategorive për të gjitha botimet Albas. Duke lundruar nga faqja në faqe, nga rubrika në rubrikë ju do të njiheni me tekstet dhe mund të zgjidhni librat që ju dëshironi dhe në versionin që ju përshtatet, pra libra fizikë ose digjitalë.

Librarialbas.al është libraria juaj virtuale, brenda së cilës ju do të gjeni një gamë të gjerë botimesh: libra për fëmijë, libra për parashkollorin, tekste shkollore, libra akademik, psikologjik, artistik etj. Ne bashkojmë botuesin e librit me lexuesit, ju mbajmë të informuar për librat e rinj dhe ju sugjerojmë tekstet e përshtatshme.


Vendosni tekstet që dëshironi në shportën tuaj të blerjeve, paguani me kartë krediti ose paypal dhe porosia do të vijë menjëherë tek ju. Ne do të kujdesemi që ju të merrni produktin tuaj në një kohë të shkurtër.


Libri është pasuria më e madhe që ne kemi dhe librat që ju dëshironi mund të vijnë menjëherë në shtëpinë tuaj, klasën tuaj apo zyrën ku ju punoni: Porosisni botimet që dëshironi në Librarinë Albas dhe brenda një kohe rekord librat do të vijnë tek ju.


Albas ka treguar dhe vërtetuar se është një partneri juaj serioz dhe profesional. Për të pasur sukses, ne kemi përzgjedhur njerëz që e duan librin, kanë përvojë të gjatë në këtë fushë dhe janë gati të bëhen pjesë e sfidës.

Për më tepër informacion ju lutem na kontaktoni në: [email protected]


Albas, me ne më pranë dijes!

4,594 Lexime
6 vjet më parë