Listat emërore për kandidatët e Provimit të Shtetit, sezoni XXI maj-qershor 2026

Qendra e Shërbimeve Arsimore ka publikuar listat emërore për kandidatët e Provimit të Shtetit, sezoni XXI maj-qershor 2026. Kandidatët duhet të verifikojnë me kujdes të dhënat, orarin dhe të paraqiten 30 minuta para provimit me dokument identifikimi. Më poshtë gjeni listat për profilin që interesoheni.

Qendra e Shërbimeve Arsimore ka nisur publikimin e listave emërore për kandidatët që do t’i nënshtrohen Provimit të Shtetit dhe fazës së Portalit të Mësuesit për sezonin XXI, maj-qershor 2026.


Duke klikuar mbi secilin profil, kandidatët mund të gjejnë listën përkatëse emërore dhe të verifikojnë të dhënat e tyre. Kandidatët duhet të kontrollojnë me kujdes emrin, datën dhe orarin përkatës të testimit, ndërsa listat e plota gjenden më poshtë lajmit. 


Sipas kalendarit zyrtar të publikuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore, provimet do të zhvillohen gjatë periudhës 7 maj - 26 qershor 2026, pranë ambienteve të QSHA-së, në adresën: Bulevardi “Zhan D’Ark”, Nr. 23, Tiranë (ish godina e ATSH).


Në krye të listës, QSHA ka publikuar edhe një njoftim të rëndësishëm për kandidatët:

“Lutemi që kandidatët të paraqiten për provim 30 minuta përpara orarit të publikuar, të jenë të pajisur me mjetin e identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë, dokumenti origjinal) dhe të mbajnë në vëmendje që ndalohet mbajtja dhe përdorimi i celularëve apo mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit.”


LISTAT EMËRORE 


Lista emërore Shkenca Sociale

Lista emërore Arsim Special

Lista emërore Arte Figurative

Lista emërore Arsim Fillor

Lista emërore Arte Skenike

Lista emërore Fizikë

Lista emërore Instrumente Muzikorë

Lista emërore Gjuhë Italiane

Lista emërore Gjuhë Gjermane

Lista emërore Gjuhë Greke

Lista emërore Gjuhë Frënge

Lista emërore Koreografi

Lista emërore Biologji

Lista emërore Kimi

Lista emërore Biologji-Kimi



Vijon.....


Ndërkohë, pritet që në vijim të publikohen edhe listat emërore për profilet e tjera. Portali ynë do të vijojë përditësimin e këtij lajmi sapo Qendra e Shërbimeve Arsimore të publikojë listat e radhës.




© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

3,410 Lexime
1 muaj më parë