Reflektim

Manjola Sallaku: Roli i lidershipit të Institucionit Arsimor në menaxhimin e burimeve njerëzore

Drejtori nxit menaxhimin efektiv të burimeve njerëzore,nëpërmjet ndihmës për zgjedhjen dhe emërimin si dhe duke ndihmuar, vlerësuar dhe ruajtur cilësinë e personelit mësimor- Për realizimin efikas të këtij standardi drejtuesi duhet të kuptojnë që roli i tij është thjesht suportues dhe jo urdhërues.

Të drejtosh një institucion arsimor me përmbushjen e standardeve është art me vete. Lidershipi institucionit arsimor duhet të jetë i përzgjedhur në bazë të arritjeve personale për të drejtuar me dinjitet e paanshmëri çdo mësues . Cilësia e institucionit arsimor është e varur drejtpërdrejtë nga përformanca e mësuesit. Mësuesi mbetet guri i themelit për institucionin arsimor. Titullari duhet të ndihet i privilegjuar kur në stafin e tij ka mësues me përgatitje profesionale të shkëlqyera, matës të së cilës janë arritjet e larta të nxënësve ndër vite. Marrëdhëniet mësues- drejtues duhet të jenë në ekuilibër të vazhdueshëm për të nxitur te mësuesi ndjenjën dhe pasionin për mësimdhënien. 


Një nga standardet për t’u përmbushur nga titullari i institucionit është: 

Drejtori nxit menaxhimin efektiv të burimeve njerëzore, nëpërmjet ndihmës për zgjedhjen dhe emërimin si dhe duke ndihmuar, vlerësuar dhe ruajtur cilësinë e personelit mësimor. 


Për të realizuar në mënyrë efikase këtë standard drejtuesi duhet të kuptojnë që roli i tij është thjeshtë suportues dhe aspak urdhërues në drejtimin bashkëkohore të institucioneve arsimore. Mësuesi duhet të ndihet i qetë dhe pa presione në ushtrimin e profesionit të tij. Nëse mësuesi ndihet i përfshire në marrjen e vendimeve kjo e nxit më shume atë për të dhënë maksimumin në arsimin e brezit të ri. 


Çdo mësues është unik në punën e tij dhe duhet trajtuar si i tillë. Drejtuesit e institucioneve shpesh fokusohen vetëm te krijimi i një dokumentacioni fiktiv, pa u këshilluar paraprakisht me këshillin e mësuesve për marrjen e vendimeve në lidhje me arritjen e rezultateve të institucionit arsimor. 


Drejtuesi i institucionit duhet të jetë largpamës në përmbushjen e vizionit në arritjen e institucion, duke kërkuar opinionin e të gjithë mësuesve. Sfida më e madhe e një titullari mbetet respektimi i të drejtave të mësuesit si çelësi i suksesit të menaxhimit efikas të burime njerëzore të institucionit arsimore.


“Mos harroni se janë veprimet dhe jo titulli, që e bëjnë drejtuesin dhe se prej tij pritet më shumë sesa titulli” - Xhorxh Uashington.





Nga Manjola Sallaku, mësuese e biologjisë 

©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

720 Lexime
5 muaj më parë