MAS: Hapet konkursi për anëtarë të Këshillit Kombëtar
Ministria e Arsimit dhe Sportit shpall konkursin publik për përzgjedhjen e kandidatëve, anëtarë të Këshillit Kombëtar
Në mbështetje të nenit 26 dhe 29 të ligjit Nr. 69/2012, datë 21.06.2012 “Për sistemin arsimore parauniversitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 140, datë 18.02.2015 “Për miratimin e rregullores për ushtrimin e veprimtarisë së Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar”, Udhëzimit Nr.36, datë 25.9.2015 “Për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar” Ministria e Arsimit dhe Sportit shpall konkursin publik për përzgjedhjen e kandidatëve, anëtarë të Këshillit Kombëtar.
Kandidati duhet të plotësojë kriteret e përcaktuara dhe të paraqesë dosjen personale sipas përcaktimeve në Udhëzimin Nr.36, datë 25.9.2015 “Për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar”, bashkëlidhur këtij njoftimi.
Aplikimet për anëtarë të Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar paraqitet në protokollin e MAS ose përmes shërbimit postar brenda datës 15 janar 2016.
Nisi Panairi i Librit, nga data 13-17 nëntor jeni të mirëpritur në Pallatin e Kongreseve
Buxheti 2025 për arsimin dhe sportin rritet me +18%
Të drejtat dhe detyrat e nxënësve, mësuesve e prindërve