Udhëzim

MASR publikon datat e provimeve të maturës 2018

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka publikuar udhëzimin ku janë përcaktuar datat e provimeve të maturës shtetërore 2018 si dhe detaje të tjera për mbarëvajtjen e provimeve.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë kapublikuar udhëzimin ku janë përcaktuar datat e provimeve të maturës shtetërore2018. Sipas udhëzimit provimet do të zhvillohen në këto data:

  • Gjuhë e huaj – 4 qershor
  • Gjuhë shqipe dhe Letërsi – 8 qershor
  • Matematikë – 13 qershor
  • Provime me zgjedhje – 20 qershor

Provimet fillojnë në orë 10:00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta. Provimet me zgjedhje zgjasin 3 orë. Testet e provimeve të detyruara dhe me zgjedhje hartohen, administrohen dhe vlerësohen nga QShA-ja. Testi për secilin nga provimet e detyruara përmban 25 pyetje, nga të cilat 13 kërkesa janë me përgjigje alternative, që vlerësohen me një pikë secila (13 pikë gjithsej) dhe 12 pyetje me zhvillim, të cilat vlerësohen me 37 pikë. Testi vlerësohet maksimalisht me 50 pikë.


Testi për secilin nga provimet me zgjedhje përmban 20 pyetje, nga të cilat 10 pyetje janë me përgjigje alternative, që vlerësohen me një pikë secila (10 pikë gjithsej) dhe 10 pyetje me zhvillim, të cilat vlerësohen me 30 pikë. Testi vlerësohet maksimalisht me 40 pikë.


Maturantët / kandidatët që do të japin provim vetëm njerën nga lëndët me zgjedhje, e fillojnë provimin në orën 11:30 dhe e përfundojnë atë në orën 13:00.


Maturantët / kandidatët që rezultojnë mbetësnë provimet e Maturës Shtetërore 2018, i rijapin provimet në sesionin e dytë.


DAR / ZA-të të marrin nga shkollat listate maturantëve mbetës të vitit shkollor 2017-2018, dhe brenda datës 2 qershor 2018, t'i pasqyrojnë ato në sistemin elektronik matura online, sipas udhëzimit përkatës. Listat e maturantëve mbetës të dërgohen në QShA, në format të printuar dhe elektronik.


Drejtoritë e shkollave njoftojnë maturantët mbetës që të mos paraqiten në provimet e Maturës Shtetërore 2018, pa likuiduar më parë provimet e klasës.


Organizimi i konsultimeve me maturantët të kryhet sipas procedurave të përcaktuara në Urdhrin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës nr. 121, datë 25.02.2011, "Për organizimin e konsultimeve në ndihmë të nxënësve maturantë".


Teza e provimit "Gjuhë dhe letërsi greke" për shkollën e mesme pedagogjike të pakicës kombëtare greke të përgatitet nga DAR Gjirokastër.


Teza e provimit "Gjuhë dhe letërsi italiane" (Lingua e literatura italiana) për seksionet dy gjuhëshe shqiptaro-italiane përgatitet nga Ministria e Arsimit e Republikës së Italisë dhe provimi do të zhvillohet me datën 24 maj 2018, në shkollat përkatëse.


Teza e provimit "Gjuhë frënge"(DELF 82 scolaire) për seksionet dy gjuhëshe shqiptaro-­ franceze përgatitet nga Ambasada Franceze dhe provimi do të zhvillohet me datën 24 maj 2018, në shkollat përkatëse.


Tërheqja e testeve të provimeve të Maturës Shtetërore bëhet sipas grafikut të hartuar nga QShA-ja dhe të miratuar nga MASR-ja. Përfaqësuesit e Postës Shqiptare tërheqin në QShA materialet e provimit, një ditë para zhvillimit të provimit përkatës. Materialet e provimit paketohen për çdo qendër më vete. Shpërndarja dhe grumbullimi i materialeve të provimit bëhet mbështetur në Rregulloren e Maturës Shtetërore 2018 në Republikën e Shqipërisë.


Provimet kombëtare të Maturës Shtetërore 2018 zhvillohen në mjediset e institucioneve arsimore, mbështetur në Rregulloren e Maturës Shtetërore 2018 në Republikën e Shqipërisë.


(Portali Shkollor)

2,465 Lexime
6 vjet më parë