Pagesa shtesë për mësuesit

MASR: Sqarim mbi pagesën e orëve shtesë për mësuesit 

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka qartësuar mbrëmë vonë në lidhje me pagesën e orëve shtesë për mësuesit. Më poshtë ju mund të njiheni me rastet konkrete të llogaritjeve për këtë çështje.

Për pagesën e orëve shtesë për mësuesit dhe pretendimin e ngritur nga opozita se mësuesit bëjnë në javë mbi 40 orë, por paguhen vetëm për 5-6 orë, MASR duket se ka një përgjigje. 


Në një njoftim publik të dalë mbrëmë thuhet se: "MASR dëshiron të sqarojë opinionin publik se ky është keqinterpretim shifrash në përllogaritjen e kohës shtesë, pasi barazohen orët 45 minutëshe me ato 25 ose 30 minutëshe.Theksojmë se për muajin Shtator janë rreth 14 mijë mësuesit e sistemit arsimor parauniversitar që kanë përfituar pagesë për orët shtesë të kryera.Sipas përllogaritjeve, pagesa ndaj një mësuesi nga orët shtesë shkon deri në 8,500 lekë në muaj. Sqarojmë gjithashtu se mësuesit punojnë në klasa që janë në gjysmën e kapacitetit, sipas përcaktimit në udhëzimin për numrin e nxënësve në klasë".


MASR ka paraqitur tre rastet ilustrim për orët shtesë që kryen mësuesi në secilin rast.



RASTI I PARË:

Minuta në kohë normale: 18×45'=810'

Minuta në situatë Covid-19: 36×30'=1,080'

Mësuesi kryen 270' shtesë ose 270'÷45'=6 orë shtesë. TË PAGUARA!


RASTI I DYTË:

Minuta në kohë normale: 20×45'=900'

Minuta në situatë Covid-19: 40×30'=1,200'

Mësuesi kryen 300' shtesë ose 300'÷45'=7 orë shtesë. TË PAGUARA!


RASTI I TRETË:

Minuta në kohë normale: 20×45'=900'

Minuta në situatë Covid-19: 40×25'=1,000'

Mësuesi kryen 100' shtesë ose 100'÷45'=2 orë shtesë (plus 5 orë për klasë kujdestari)

7 ORË TË PAGUARA!


Në fund të njoftimit të saj publik, MASR falënderon gjithë mësuesit për punën e tyre gjatë situatës që po kalojmë.

"Gjejmë rastin të falënderojmë të gjithë mësuesit për angazhimin e treguar në këtë situatë të pazakontë dhe i sigurojmë se mbështetja dhe mirënjohja e MASR për ta nuk do të mungojë kurrë!", thuhet në njoftim.


Përgatiti për publikim N.Allkja Biçaku  

Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

7,789 Lexime
3 vjet më parë