Aktualitet

Matura 2023/ MAS: Teste të veçanta për maturantët me aftësi ndryshe, hiqen fletë-përgjigjet

Për herë të parë në provimet e maturës 2023, testimi për nxënësit me aftësi ndryshe do të jetë i një shkalle më të ulët vështirësie në krahasim me maturantët e tjerë. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Arsimit Evis Kushi gjatë një konference për shtyp.

Duke nisur nga ky vit shkollor e në vijim, nxënësit me aftësi ndryshe do t’i nënshtrohen një provimi mature me një shkallë më të ulët vështirësie në krahasim me provimin që japin maturantët e tjerë. Lajmin e bën me dije ministrja e Arsimit, Evis Kushi gjatë një konference për shtyp, ku u prezantuan rezultatet e vitit të kaluar të Maturës Shtetërore. Kushi shtoi se është menduar që nisur nga ky vit të eliminohen edhe fletë përgjigjet nga testi.


Në gjimnazet e vendit janë rreth 4200 nxënës me aftësi ndryshe. 


“Këtë vit i kemi kërkuar QSHA dhe së shpejti do të hartojë teste të veçanta të një shkalle vështirësie më të lehtë për maturantë që konstatohen me aftësi ndryshe sipas një komisioni të veçantë. Po ashtu një kërkesë nga maturantët dhe mësuesit është heqja e fletë-përgjigjes se shkaktonte konfuzion edhe te maturantët por ndonjëherë edhe ngatërresa në korrigjime. Fletë-përgjigja nuk do të jetë më dhe rrisim garancinë që cilësia e korrigjimit do të jetë më e lartë", tha ministrja Kushi.




Nanila Allkja Biçaku 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

1,785 Lexime
1 vit më parë