
Matura Shtetërore/ 27 mijë nxënës testohen sot në Matematikë! Manastirliu: Jepni më të mirën tuaj
Mbi 27 mijë maturantë do t’i nënshtrohen këtë të martë provimit të tretë të maturës shtetërore, Matematikën. Këtë vit Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur që të ketë edhe teste të personalizuara për maturantët që janë me aftësi të kufizuara.
Reth 27 mijë maturantë do t’i nënshtrohen këtë të martë provimit të tretë të maturës shtetërore, Matematikën.
Nxënësit duhet të paraqiten në ambientet e shkollës në orën 08:30 ndërsa provimi nis në 10:00 dhe përfundon në 12:30.
Këtë vit Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur që të ketë edhe teste të personalizuara për maturantët që janë me aftësi të kufizuara.
Janë ngritur 145 qendra testimi sipas standardeve, ndërsa 640 mësues janë përfshirë në procesin e vlerësimit.
Në këtë ditë të rëndësishme për nxënësit, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka përcjellë një mesazh inkurajues për maturantët.
“SUKSESE të gjithë maturantëve që nisin pas pak provimin e Matematikës të Maturës Shtetërore. Jepni më të mirën tuaj”, shkroi Manastirliu në rrjetet sociale.
Rregulla gjatë provimit:
- Nxënësit duhet të kenë me vete mjet identifikimi (kartë ID ose pasaportë);
- Gjatë provimit nxënësit duhet të kenë veshje të rregullt, uniforma e shkollës;
- Gjatë kohës që zhvillohet provimi ndalohen rreptësisht: telefonat dhe ora smart;
- Nxënësit duhet të përdorin stilolaps me një ngjyrë dhe kurrë më shumë se një ngjyrë në plotësimin e testit;
- Firmosni kur merrni dhe dorëzoni testin;
- Kontrolloni testin për pasaktësi ose paqartësi në lexim;
- Nuk lejohet largimi para 12:30;
- Sjellje korrekte dhe vëmendje gjatë testit.
Provimi i fundit që do të zhvillojnë është ai me Zgjedhje më 24 qershor.
Provimi me zgjedhje ofron një gamë të gjerë lëndësh, përfshirë: Shkencat e Natyrës: Kimi, Fizikë, Biologji, Shkencat Shoqërore: Histori, Gjeografi, Qytetari dhe Psikologji, Filozofi dhe Sociologji dhe Ekonomia dhe Artet: Ekonomi, Histori Arti, Histori Muzike, Histori Baleti.
Për orientimin dhe përgatitjen e maturantëve, testet model për provimet e ardhshme janë shpërndarë shumë më herët në të gjitha shkollat, duke i orientuar nxënësit për formatin e provimeve në mënyrë që ata të jenë sa më të përgatitur.
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Etika nën presion/ Gazetarja Marieta Mërkuri: Si e deformon mesatarja arsimin dhe çfarë duhet ndryshuar?
QSHA: Modele testesh për provimet e klasave të 9-ta
Drejtoresha Anila Çota rrëfen rrugëtimin e shkollës “Qamil Guranjaku” si fituese e vendit të dytë në Konkursin e Gjuhës Shqipe