Matura Shtetërore, sot provimi i Matematikës!
Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin i janë nënshtruar sot provimit të Matematikës, testit të tretë të Maturës Shtetërore. Procesi zhvillohet në 144 qendra provimi, me mbështetjen e mijëra mësuesve e administratorëve. Suksese të gjithë maturantëve në këtë sfidë të rëndësishme!
Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin sot i nënshtrohen testit të Matematikës. Ky është provimi i tretë që zhvillohet, ndërsa më 23 qershor, maturantët do t’i nënshtrohen provimit të fundit, atij me zgjedhje, duke i hapur rrugë vijimit të tyre në arsimin e lartë.
Në të gjithë vendin janë 144 qendra provimi në shkolla. Mbarëvajtja e procesit mbështetet nga 2087 mësues administratorë dhe 170 monitorues të Ministrisë së Arsimit, ndërsa 650 vlerësues angazhohen në korrigjimin e testeve të Maturës Shtetërore.
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro u ka përcjellë një mesazh urimi dhe inkurajimi të gjithë maturantëve që i nënshtrohen provimeve të Maturës Shtetërore, si dhe stafeve të institucioneve arsimore që do të ndjekin mbarëvajtjen e këtij procesi.
Një ditë të mbarë për të gjithë maturantët që sot ulen në banka me emocionin e provimit të matematikës, për të gjithë mësuesit që kanë punuar në mënyrë të palodhur dhe administruesit e këtij procesi!
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
QSHA: Modele testesh për provimet e klasave të 9-ta
Datat e Provimeve Kombëtare të Arsimit Bazë për vitin shkollor 2025-2026
Etika nën presion/ Gazetarja Marieta Mërkuri: Si e deformon mesatarja arsimin dhe çfarë duhet ndryshuar?