Aktualitet

Më 11 maj zhvillohet provimi i kualifikimit të mësuesve për vitin shkollor 2023-2024, njihuni me procedurat

Provimi i kualifikimit për mësuesit e kategorisë II dhe III të kualifikimit do të zhvillohet më datë 11 maj. Ndërkohë të gjithë mësuesit që do ta kryejnë këtë provim duhet të regjistrohen në ZVAP brenda datës 27 shkurt 2024. Më poshtë do të njiheni me procedurat konkrete.

Të gjithë mësuesit që do të kryejnë kualifikimin duhet të plotësojnë kërkesën për të marrë pjesë në procedurat e kualifikimit dhe ta dorëzojnë atë në ZVAP së bashku me portofolin profesional sipas profilit përkatës, brenda datës 27 shkurt 2024. 


Provimi i kualifikimit për mësuesit e kategorisë II dhe III të kualifikimit do të zhvillohet më datë 11 maj ora 10 deri në 12:30, në Tiranë. Orët e hapura për shkallën e I-rë të kualifikimit do të jenë në periudhën 1 deri 26 prill 2024.


Në procedurat zyrtare të publikuara thuhet se programet e kualifikimit do të vihen në dispozicion të mësuesve brenda datës 20 shkurt. 


Procedurat më konkretisht i gjeni në dokumentin si më poshtë: 

Kaltra Tafani

©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

355 Lexime
2 muaj më parë