Aktualitet

Më 14 gusht nis testimi për pranimet në “Mjekësinë e përgjithshme”, njihuni me kalendarin, listën emërore dhe procedurat

Nga data 14 gusht deri më 23 gusht do të zhvillohet testimi i informatizuar në kuadër të pranimeve në programin e studimit "Mjekësi e Përgjithshme" pranë UMT. Nga 1813 maturantët që kanë aplikuar për këtë program, 400 do të shpallen fitues. Më poshtë mund të njiheni me të gjitha detajet e këtij provimi.

Ditën e hënë nis testimi i informatizuar në kuadër të pranimeve në programin e studimit "Mjekësi e Përgjithshme" pranë Universitetit të Mjekësisë së Tiranës. 


Testimi do të zhvillohet pranë mjediseve të Qendrës së Shërbimeve Arsimore për 1813 maturantët që kanë aplikuar për këtë program, nga të cilët 400 do të shpallen fitues.


Përveç tyre, Universiteti do të pranojë edhe 30 studentë nga trojet (5 Kosova, 5 Maqedonia e Veriut, 5 Mali i Zi, 5 Presheva, 5 Bujanovci dhe 5 Medvegja), 1 nga komuniteti rom, ballkaniko dhe egjiptian, 2 persona me aftësi të kufizuar, 1 me statusin e jetimit dhe 30 transferime. Në total numri i kuotave është 464 studentë për vitin e parë.  



Të gjitha detajet që nevojiten për zhvillimin e këtij testimi i gjeni si më poshtë:


Lista emërore për testimin e informatizuar të maturantëve

Kalendari i testimit të informatizuar 

Njoftimi mbi procedurat e testimit 


Fatura për arkëtim për provimet e digjitalizuara 


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,248 Lexime
8 muaj më parë