NJOFTIM

Më 8 maj mësuesit do të zhvillojnë provimin e kualifikimit për vitin shkollor 2020-2021

Provimi me shkrim, për kategoritë e kualifikimit të mësuesve në Sistemin Arsimor Parauniversitar, për vitin shkollor 2020-2021, do të zhvillohet më datën 08.05.2021, ora 10-12:30, në Tiranë, në mjediset e përcaktuara nga Agjencia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar (ASCAP).

Mësuesit kandidat për provimet e kualifikimit kanë plotësuar tashmë kërkesën për të marrë pjesë në procedurat e kualifikimit dhe e kanë dorëzuar atë në ZVAP së bashku me portofolin profesional sipas profilit përkatës, në datën 16 mars 2021.


Ndërkohë provimi me shkrim, për kategoritë e kualifikimit të mësuesve në Sistemin Arsimor Parauniversitar, për vitin shkollor 2020-2021, do të zhvillohet më datën 08.05.2021, ora 10-12:30, në Tiranë, në mjediset e përcaktuara nga Agjencia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar (ASCAP).



Kriteret dhe procedurat e kualifikimit të mësuesve


1.  Kandidatët për kualifikim janë punonjësit e institucioneve arsimore publike dhe private, të cilët kanë diplomë në fushën e mësuesisë ose zotërojnë diplomë të arsimit të lartë të ciklit të parë dhe të dytë ose të barasvlefshme me to, të ngjashme ose të përafërta me fushën përkatëse të mësimdhënies në arsimin parauniversitar, si dhe kandidatët që japin lëndët e muzikës, të arteve pamore, kërcimit dhe edukimit fizik.


2. Procedurave të kualifikimit u nënshtrohen detyrimisht të gjithë mësuesit, të cilët, deri më datë 31 dhjetor të vitit paraardhës, plotësojnë kushtet e mëposhtme për vjetërsinë e punës në arsim:

  • Të paktën 5 vjet punë për kategorinë e kualifikimit “Mësues i kualifikuar”.
  • Të paktën 10 vjet punë për kategorinë e kualifikimit “Mësues specialist” dhe të paktën 5 vjet punë pas  marrjes së kategorisë “Mësues i kualifikuar”.
  • Të paktën 20 vjet punë për kategorinë e kualifikimit “Mësues mjeshtër”, dhe të paktën 10 vjet punë pas marrjes së kategorisë “Mësues specialist”.


3. Punonjësit arsimorë, të përmendur në pikën 2, që kanë mospërputhje midis vjetërsisë së punës në arsim dhe kategorisë së kualifikimit, kualifikohen për kategorinë më të ulët që nuk e kanë fituar ende.

Duke filluar nga viti 2014-2015 e në vazhdim, mësuesit që plotësojnë kriteret e pikës 2 të këtij neni, kanë të drejtë të aplikojnë për të fituar kategorinë e kualifikimit, nëse kanë kryer të paktën 3 ditë trajnimi në vit kalendarik, të cilat janë të barasvlefshme me 18 orë trajnimi të pasqyruara me 1 (një) kredit.

                             


Portofoli personal i kandidatit

Portofoli personal i kandidatit përmban këto dokumente:

a)   Jetëshkrimi (me fotografi)

b)   Fotokopje e ID

c)    Formulari i aplikimit

d)   Fotokopje e librezës së punës

e)   Fotokopje e noterizuar e diplomës, certifikatës së kulifikimit kategoritë III dhe II, certifikatave me kreditet përkatëse

f)     Fotokopje e noterizuar e dëshmive të titujve/gradave shkencore (nëse ka)

g)   Fotokopje e noterizuar e dëshmive të mbrojtjes së gjuhëve të huaja (nëse ka)

h)   Licencë mësuesie për mësuesit e diplomuar nga janari i vitit 2011 e në vazhdim, fotokopje

i)     Për mësuesit dhe edukatoret në institucionet arsimore private, duhet të kenë me vete një vërtetim pune nga punëdhënësi që prej datës së fillimit të punës e në vazhdim me firmë dhe vulë të institucionit



Portofoli profesional i kandidatit përmban këto dokumente:

a) Plani i një aktiviteti të një klase të caktuar ose grup klasash, organizuar nga mësuesi përkatës.

b) Një planifikim të një mësimi model (ditari), duke u bazuar në mësimdhënien me qendër nxënësin sipas kurrikulës me kompetenca.

c) Një test/detyrë përmbledhëse për një periudhë të caktuar, sipas profilit përkatës.

ç) Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave lëndore për një periudhë të caktuar (në një lëndë dhe klasë të caktuar).

d) Një plan të një projekti kurrikular, së bashku me përshkrimin e realizimit të tij.

e)Gjuha e huaj e mbrojtur në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, ose në provime ndërkombëtare, të njohura sipas akteve ligjore në fuqi.

f) Diplomë: Diplomë e ciklit të dytë master me 60-120 kredite. ECT, doktoratë të fituar në fushën e edukimit, e drejtimit të arsimit dhe/ose që lidhet me profilin përkatës. Diploma e ciklit të dytë nuk përfton pikë nëse vlen si kriter arsimi për profesionin e mësuesit.

©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

10,567 Lexime
2 javë më parë