Aktualitet

Merrte para nga studentët, pezullohet nga detyra rektorja e Universitetit të Shkodrës, Suzana Golemi

Rektorja e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Suzana Golemi është pezulluar nga detyra me urdhër të MAS. Dyshohet se Golemi u merrte studentëve para kundrejt notës. Me këtë detyrë do të ngarkohet zv.rektorja, Rajmonda Kërçira.

Ministria e Arsimit ka pezulluar nga detyra rektoren e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Suzana Golemi, pas denoncimit të një emisioni investigativ. Golemi është pezulluar me urdhër të ministres Evis Kushi për shkak të shkeljeve të rënda të ligjit.


Emisioni investigativ denoncoi mbrëmjen e së mërkurës se rektorja e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, Suzana Golemi dhe pedagogia Donalda Laçej që jep lëndën biokimi mjekësore për 3 degët Mami, Infermieri dhe Fizioterapi, marrin para nga studentët për të kaluar në provimet e ngelura.


Nga 120 studentë, 110 prej tyre janë ngelës në lëndën e biokimisë. Ata që kanë mundësi ekonomike japin minimalisht 150 euro për të marrë provimin.


Pas pezullimit nga detyra, postin e rektorit e ka marrë zv rektorja, Rajmonda Kërçira.

Suzana Golemi është zgjedhur si rektore në universitetin Luigj Gurakuqi përpara një viti.

Ende nuk ka një reagim nga Universiteti i Shkodrës ndërsa mësohet se rektorja nuk ka qenë sot e pranishme në Universitet.

©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,974 Lexime
1 vit më parë