Mesazh mirënjohjeje për mësuesit në 7 Mars, nga Jetmir Qaushi
Një mesazh vlerësimi dhe mirënjohjeje për mësuesit në prag të 7 Marsit. Specialisti i arsimit Jetmir Qaushi sjell një reflektim për misionin e mësuesit, përkushtimin, sfidat dhe rolin e tyre në formimin e brezave. Një falënderim i sinqertë për ata që çdo ditë mbjellin dije, besim dhe shpresë.
Nga Jetmir Qaushi, specialist arsimi në ZVAP Has
Në historinë e kombit tonë, mësuesit kanë qenë gjithmonë drita që ka ndriçuar rrugën e dijes. Që nga koha e shkollës së Parë Shqipe në Korçë, e deri në ditët e sotme, përkushtimi i tyre ka qenë themeli mbi të cilin janë ndërtuar breza të tërë.
Të dashur mësues,
Puna juaj nuk është thjesht një profesion, por një mision. Vlera monetare që ju paguheni, ngarkesat e përditshme, sfidat administrative dhe kushtet e punës janë patjetër disa prej arsyeve që shpesh mund ta frenojnë motivin. Megjithatë, ju mbeteni të pandalshëm. Çdo ditë hyni në klasë me përkushtim, durim dhe dashuri, duke dhënë shumë nga vetja juaj, jo vetëm dije, por edhe besim, kurajë dhe shpresë.
Ju formoni jo vetëm nxënës të mirë, por qytetarë të përgjegjshëm. Në sytë tuaj fëmijët gjejnë inkurajim, në fjalët tuaja gjejnë drejtim, në shembullin tuaj gjejnë frymëzim. Sakrificat tuaja të heshtura janë investimi më i çmuar për të ardhmen e shoqërisë sonë.
Në këtë 7 Mars, Ditën e Mësuesit, është momenti të reflektojmë për rëndësinë e punës suaj, për shpresën që ju mbillni në zemrat e brezave dhe për të ardhmen që ndërtoni çdo ditë, hap pas hapi. Mirënjohja jonë nuk mjafton kurrë për të shprehur vlerën e kontributit tuaj, por le të jetë kjo ditë një falënderim i sinqertë për gjithçka që bëni.
Gëzuar 7 Marsin! Faleminderit që jeni udhërrëfyesit e së ardhmes.
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë
Etika nën presion/ Gazetarja Marieta Mërkuri: Si e deformon mesatarja arsimin dhe çfarë duhet ndryshuar?
Drejtoresha Anila Çota rrëfen rrugëtimin e shkollës “Qamil Guranjaku” si fituese e vendit të dytë në Konkursin e Gjuhës Shqipe
Si të bëhesh oficer sigurie në shkolla? Eksperti i arsimit, Fiqiri Çifliku: Ja procedurat, kriteret dhe ndryshimet në VKM nr. 600