
Mesazhi i ekspertit të arsimit, Fiqiri Çifliku, për një vit shkollor të mbushur me dashuri dhe bashkëpunim
Fiqiri Çifliku, ekspert i arsimit, uron mësuesit dhe nxënësit: më shumë buzëqeshje se protokolle, më shumë bashkëpunim se konkurrencë dhe më shumë dashuri në çdo korridor. Arsimi nuk është vetëm për të mësuar, por për të jetuar më mirë, së bashku.
Urimin tim për gjithë mësuesit dhe nxënësit do e bëj sot. Nesër e kanë radhën ATA. Pasnesër dita e parë s'keni celular të bëni "Iike, share e koment."
Fillimin e vitit shkollor po e krahasoj me kafenë shqeto. Të zgjon, të tundon, por do të duhet ta ëmbëlsojmë vetë.
Mësues të dashur, e di që mbani mbi supe jo vetëm ditarin, letrat, burokracitë, por edhe shpresat, pasigurinë dhe ëndrrat e brezave të së ardhmes.
Në këtë udhëtim, ku çdo klasë është një univers më vete, nuk duhet harruar se:
• Nxënësit nuk janë numra, janë njerëz në formim.
• Kolegu nuk është konkurrent, është bashkëluftëtar.
• Dhe ne vetë nuk jemi robotë, jemi qenie që kemi nevojë për fjalë të mira, përqafime të sinqerta dhe pak më shumë dashuri në korridore.
Uroj që ky vit të jetë jo vetëm i suksesshëm, por edhe i mbushur me mirësi. Të keni më shumë buzëqeshje se protokolle, më shumë bashkëpunim se konkurrencë, dhe më shumë dashuri se stres.
Se në fund të fundit, arsimi nuk është vetëm për të mësuar, është për të jetuar më mirë, së bashku.
Kthim të mbarë në frontin e diturisë të dashur mësues dhe nxënës (edhe drejtues)
© Portali Shkollor - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Etika nën presion/ Gazetarja Marieta Mërkuri: Si e deformon mesatarja arsimin dhe çfarë duhet ndryshuar?
Drejtoresha Anila Çota rrëfen rrugëtimin e shkollës “Qamil Guranjaku” si fituese e vendit të dytë në Konkursin e Gjuhës Shqipe
Si të bëhesh oficer sigurie në shkolla? Eksperti i arsimit, Fiqiri Çifliku: Ja procedurat, kriteret dhe ndryshimet në VKM nr. 600