Projekt

“Mësojmë gjuhën shqipe përmes lojës digjitale”, nxënësit e “Kushtrimi i Lirisë” krijojnë një kuiz digjital edukativ

Projekti “Mësojmë gjuhën shqipe përmes lojës digjitale” është një nismë e nxënësve të shkollës “Kushtrimi i Lirisë”, Durrës, që ndërthur mësimin e gjuhës shqipe me lojën dhe teknologjinë, përmes një kuizi online interaktiv dhe motivues.

Në një kohë kur teknologjia digjitale është bërë pjesë e pandashme e jetës së përditshme të nxënësve, procesi mësimor kërkon vazhdimisht forma dhe metoda të reja që e bëjnë të nxënit më tërheqës, aktiv dhe domethënës. Integrimi i lojës dhe i mjeteve digjitale në mësimdhënie përfaqëson një nga qasjet më bashkëkohore për rritjen e motivimit, angazhimit dhe efektivitetit të të nxënit.


Projekti “Mësojmë gjuhën shqipe përmes lojës digjitale” është realizuar nga nxënësit Rajsa Bejko, Eleana Allaraj, Klea Deliallisi, Mikail Likaj, Pamela Bodurri dhe Amela Seferi, të shkollës 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë”, nën drejtimin e mësueseve të gjuhës shqipe Etleva Vezi dhe Rezarta Gjergji (drejtoreshë e shkollës).


Përmes ndërtimit të një kuizi online në një faqe interneti, projekti synon të ndihmojë nxënësit të mësojnë, të ushtrojnë dhe të përforcojnë njohuritë e tyre gjuhësore dhe letrare në mënyrë argëtuese, duke zhvilluar njëkohësisht kompetenca digjitale, mendim kritik dhe aftësi bashkëpunimi.


Loja digjitale mund të aksesohet në këtë link: https://gjuha-ne-loje-kushtrimi-i-lirise.vercel.app/

© Portali Shkollor Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë

766 Lexime
12 orë më parë